Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

INA
INA

22/09/2023

Aleanca për Shqiptarët thotë se, sot më shumë se kurrë shihet fytyra e vërtetë e Mickovskit dhe partnerëve të tij politikë.

Sipas tyre, takimi dhe publikimi i fotografisë me Gordana Jankullovskën, legalizojnë dhe rehabilitojnë krimin politik dhe institucional si viktimë politike.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër tentimin e Hristjan Mickovskit dhe DPMNE-së, që të amnistojnë dhe rehabilitojnë kriminel që janë duke vuajtur dënimin me burg edhe në këto momente.

“Fakti që VMRO asnjëherë nuk ka gjetur forcë për të kërkuar falje për të shkuarën e errët dhe të distancohet nga ajo periudhë, tregon se edhe e ardhmja e tyre mbetet krimi e errësira, e në këto veprime regresive kanë partner edhe ca shqiptarë të mjerë.

Pyesim publikisht, Mickoskin dhe opozitën, a do të thotë kjo fotografi se planifikoni rikthimin në politikë të të gjithë kriminelëve të dënuar me vendime të plotëfuqishme për krime dhe keqpërdorime të pushtetit në të kaluarën? A është kjo arsyeja e kundërshtimit dhe bllokimit të së ardhmes evropiane të vendit, që do të sillte edhe drejtësinë dhe luftën e drejtë kundër krimit dhe korrupsionit?”, thuhet në reagim. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall Kasami

Kasami: Ky pushtet nga frika e humbjes, ka vendosur të manipulojë zgjedhjet

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

takimi lidereve lideret

Partitë merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, ja datat?

Krenar Lloga

Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

derivate nafta dizeli benzin

Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në Maqedoni

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

blerim sejdiu

Zhelinë/ Sejdiu ka penguar prerjen e druve nga një kompani private: Dëmtim brutal i natyrës

Trajanov

Trajanov propozon: Zgjedhje pa qeveri teknike dhe një Njësi Zgjedhore

Arben Taravari

Shfuqizimi qeverisë teknike, Taravari: Tendenca e VMRO-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar

INFO

NA NDIQ