Aleatët e VMRO-DPMNE-së kundër pajtimit, Jakimovski: Jam kundër

0

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në protestën “Drejtësi për Gruevskin” para Gjykatës Themelore Shkupi 1, tha se secili që është fajtor duhet të përgjigjet dhe se është kundër pajtimit.

“Japim mbështetje gjykatësve të drejtë që të lëvizin dhe të thonë “jo” proceseve politike”, tha Jakimovski. VMRO-DPMNE përmes liderit të saj kishte kërkuar amnisti për ngjarjet e 27 prillit dhe se për këtë ka deponuar një propozim-ligj. Mirëpo kjo nismë e opozitës maqedonase nuk po pranohet nga maxhoranca.