Kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor është zgjedhur gjykatësi Aleksandar Kambovski. Për emërimin e tij votuan të 13 anëtarët e këshillit me të drejtë vote. Kambovski, i cili këtë verë u bë anëtar i Këshillit Gjyqësor, mori besimin e 28 gjyqtarëve që e votuan.
Zgjedhja e Kambovskit vjen pasi Këshilli Gjyqësor mbeti pa president muajin e kaluar, kur Vesna Dameva dha dorëheqjen e saj të parevokueshme.(INA)