Algoritmi që po çon Shqipërinë në Evropian

ina-online
ina-online

14 Shtator, 2023

Pauza për kombëtaret ka përfunduar dhe kualifikueset për Evropianin e ardhshëm kanë marrë një rrugë të qartë , në të cilën nuk kanë munguar surprizat.

Një prej tyre është edhe Shqipëria: e para në grupin E, me dy pikë mbi Çekinë e Moldavinë.

Kualifikimi i dytë në historinë e kombëtares në një Europian nuk duket tani kaq larg dhe Alarico Rossi, shefi i departamentit të skautëve të kombëtares, për mediat italiane, ka evidentuar sekretin e një algoritmi përzgjedhës për lojtarët që duhen thirrur ose jo në kombëtare, që është çelësi i suksesit.

Kriteri i parë i algoritmit është disponibiliteti, nëse ka luajtur më parë për një kombëtare tjetër apo jo. Nëse mund të marrë pasaportë shqiptare merret në konsideratë, si tregojnë rastet e fundit të Dakut e Mujës. Populli shqiptar është ndër ata me numrin më të madh të pasaportave të dyfishta: janë mbi 9 milionë shqiptarë nëpër botë.

Në këtë pikë është ndërtuar lista e kampionateve, të kataloguara sipas karakteristikave: fizikë, teknikë e elitë. Situata e një lojtari vlerësohet në bazë të karakteristikave të kampionatit ku luan, pastaj në nivel skuadre dhe frekuencën me të cilën luan.

Nëse është titullar, por skuadra rrëzohet nga kategoria, nuk mund të jetë i lumtur dhe ndikon në vlerësimin final. Situata e klubit, nëse ka ndërruar trajner, sa herë zëvendësohet, plani i lojës, kanë shumë rëndësi në vlerësimin e lojtarit.

Ashtu si skema me të cilën luajnë. E rëndësishme është të përshtaten në atë që aplikon Shqipëria, përndryshe mbeten jashtë në sugjerimet për thirrje… Shqipëria në tetor luan hyrjen në Gjermani 2024, kushedi nëse algoritmi nuk do të jetë edhe një herë efikas.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

rashica gol beshiktash

VIDEO/ Rashica shënon këtë gol të bukur, por s’e shpëton dot Besiktasin nga humbja

Pep Guardiola

Cityt i prishet aeroplani, lojtarët do të udhëtojnë me autobus

girona

Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

nedim-Sassuolos,

Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e Sassuolos në “San Siro” (video)

manchester united

Manchester United, objektivi i madh për muajin janar quhet Gnabry. Super oferta gati…

montella

Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

INFO

NA NDIQ