Ali Ahmeti: Ende ka rreziqe – armiqtë vazhdojnë të hartojnë plane kundër shqiptarëve!

Picture of Ina Online
Ina Online

18/01/2025

Homazhe në qendrën përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës, 20-vjetori i Akademisë solemne në kuadër të “Flakës së Janarit” në Gostivar, ishin disa nga aktivitetet që shënuam 43 vjetorin rënies heroike të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, informon Klan Macedonia.

Në këto përkujtime ka marrë pjesë edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në profilin e tij në Facebook, shkruan se fatkeqësisht, rreziqet ende ekzistojnë; armiqtë e shqiptarëve vazhdojnë të hartojnë plane të ndryshme kundër shqiptarëve.

Sipas Ahmetit, në këtë janar, kujtohen të gjithë ata të cilët luftuan e punuan për liri të shqiptarëve, kurse tani duhet punuar me mençuri.

“Lirinë e fituam me gjak, tani duhet të punojmë me shumë mençuri, ashtu sic kanë qenë të mençur shokët tanë, bashkëluftëtarët tanë, të rënët, që vendet tona t`i prosperojmë, vendet tona t`i shpiejmë aty ku e kanë vendin – tek vendet e përparuara, të jetojmë si shqiptarë ashtu sic e kanë dashur heronjtë tanë, shqiptarët pa kufij, të bashkuar, të shkolluar e të përparuar. Të integruar në të gjitha strukturat euroatlantike”, tha Ahmeti.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë shembull i veprimtarisë kombëtare të shqiptarëve, që kulmoi me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – u tha në Akademinë Solemne në Gostivar.

Ata luajtën një rol kyç në unifikimin e grupeve të ndryshme ilegale të kohës, duke krijuar një front të rezistencës dhe një lëvizje mbarëkombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që përfundimisht i solli lirinë dhe pavarësinë Republikës së Kosovës. /tvklan.mk

TË FUNDIT

“Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për ndryshimin e stemës, por po diskutojmë të gjitha çështjet e hapura

Pse nuk guxon të formohet qeveri pa Vetëvendosjen?

Taravari: Pse gëzohen këta të BDI-së që gjykata ia dha vulat Selës? (Video)

Zoti Mickovski, zgjidh problemet me Bullgarinë dhe mos provoko Shqipërinë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË