Ali Ahmeti: Enveri çdoherë do të mbetet në kujtimet tona si një atdhetar dhe humanist i madh

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjell një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së biznesmenit dhe zvkryetarit të Shkupit, Enver Maliqi.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëpunëtorit, humanistit dhe afaristit të mirënjohur shqiptar z. Enver Maliqi, nënkryetar i parë shqiptar i qytetit të Shkupit.

Enveri çdoherë do të mbetet në kujtimet tona si një atdhetar dhe humanist i madh i cili me veprat e veta ke lënë shumë gjurmë në vend dhe në rajon.

Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe të gjithë miqve, bashkëndjej me ju. U prehsh në paqe Xhaxh!”, ka shkruar Ahmeti.

Enver Maliqi ndërroi jetë sot pas komplikimeve nga Covid-19 në Spitalin “Sistina” në Shkup.(INA)