Ali Ahmeti, i dëshiruari për tu mundur dhe i pamposhturi njëkohësisht?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Urim SALIHU

Erdhi përmes revolucionit në momentin kur shqiptarët kishin neveri ndaj pushteteve të dhunës mbi t’a.Doli nga ilegaliteti dhe u shfaq si drejtuesi i Ushtrisë shqiptare që kishte dalë për më shumë të drejta të shqiptarëve në Maqedoni.

Veshur me uniformë ai qe krejtësisht ndryshe, por fund e krye guxim.Atë guxim që se patën të tjerët për t’i drejtuar në të njëjtën monedhë shtetit që nuk njihte asgjë përveç persekutimit të shqiptarëve.Ai u shfaq për t’a ndalur dhunën serike dhe prej atij momenti ai krijoi kultin e një njeriu që kudo që të shkonte do ishte heroi i tyre.

Ai hipnotizoi masën.Në 2001-shin nuk kishte shqiptar në Maqedoni , edhe ata që më pas nuk e votuan në politikë që nuk ishin me të.Derisa disa u shkëputën prej tij pas ardhjes në politikë, shumë përkrahës të tij kishin krijuar idhullin për të.

Që prej atij momenti e deri sot me të mirat dhe dështimet politike ai ia doli .S’mund të thuhet mbijetoi sepse ai dominoi ashtu siç dominon akoma në politikë.

Por ai edhe diti të transformohet në zhvillimet politike.Periudha më e tmerrshme politike ishte bashkëqeverisja me VMRO-në.Aty mund t’a shihje vetëm Ali Ahmetin e politikës dhe kompromiseve por edhe nënshtrimit ndaj subjektit maqedonas por që e kuptoi me kohë.Ky qe çmimi politik që pagoi më shumë në rrugëtimin politik dhe atë kohë iu përgjysmuan votat dhe aty u zbeh fitorja e kushedi e sata me rradhë.

Por , më vonë ai arriti t’a rikthejë armatën e humbur të tij. Nga një parti shqiptare, në një tjetër qytetare , në një transformim që dha frytet.Në rrethana ndryshe të bësh një thirrje të hapur me një parti maqedonase për një bashkëveprim mund të ketë efektin kundër.Por doli të jetë krejtësisht ndryshe .BDI u ringrit sërish duke rimarë sërish veten .Vitet e politikës rrodhën dhe sërish i dëshiruari për tu mundur dhe i pamposhturi njëkohësisht vazhdoi në serialin e fitoreve pavarësisht se pushteti të konsumon, të harxhon, të zbeh.

Por e zëmë se e harrojmë rrëfimin e asaj që ka ikur dhe perënduar .Ajo që të dërgon një një pikë është se si mundet Ali Ahmeti, më saktë si mund të mposhtet ai dhe dominimi i tij, si sfidohet ai?! Janë plot dy decenie që përpiqet secili t’i jep fund lavdisë së tij por sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ai ngjan me procesin e metamorfozës së fluturave që shtohen përmes po këtij procesi ndërsa BDI e tij rritet përmes numrit të votuesve.

Kundërshtarët i quajnë fitore kur i marrin ndonjë zonë, dhe i quajnë fitore të lavdishme pastaj Alia mbetet pushtet dhe ata opozitë.

Ali Ahmeti nuk ka ndonjë fjalor të jashtëzakonshëm që i ofron masës. Thjeshtësia e tij është pushtuese , fyerjet ai i ka hequr përgjithmonë nga fjalori i tij vetëm në disa momente kur zgjohet ai shqiptari brenda tij, kur del t’a ketë tepruar dikush tejmase deri aty ku s’duhet -në privatësinë e tij dhe në etiketimet që nuk i duron dot njeri, aq më tepër kur ato shkojnë deri aty sa bëhen të tepërta ,aq më shumë për t’u besuar pa forcën e argumenteve.

Përgjigja se si t’a mposhtësh atë rëndon dhe është enigmatike .Në misterin e saj ka diçka që askush nuk jep dot një shpjegim prej kaq vitesh.

Para çdo cikli në mënyrë të qetë del dhe bën thirrje për qetësi, për unitet dhe në fund të rrëfimit të tij i bie shkurt: BDI do të fitojë.Dhe në momentin kur sheh turmat e opozitës që rriten nëpër sheshe e tubime duket përfundimisht se ai do mposhtet,do mbarojë , por…

Për t’a rrëzuar e etiketuan në mënyra më të ulëta .Askush nuk e di si ndihet përbrenda në thellësi, sidomos nga akuza që ai s’mund ti pranojë se janë të vërteta për të por vazhdon dhe sërish fiton .

Mbi të gjitha përpara se të jetë një politikan është një njeri me mish, nerva dhe gjak dhe mbi të gjitha një shqiptar që gjaknxehtësinë e ka në shpirt.Por si ka mundësi që për kaq vite nën këtë presion që të jep politika, dështimet e saj,fyerjet e pafundme, etiketimet , sepse politika nuk të jep vetëm luks, të mund t’a ketë mbajtur kaq toruan, qetësinë ?!

Ali Ahmeti në raport me tjerët është fjalëpak. I kujdesshëm për të etiketuar të tjerët në të njëjtën monedhë.Kaq i’u desht për t’a përfituar masën.
Në fakt ai masën e pati përfituar që në konfliktin e 2001-shit.

Ali Ahmeti nuk është i njëjtë ai i luftës me atë të politikës sepse në të parën ai qe një idealist i madh, një njeri që nuk u zbraps dhe për më tepër në kokën e tij kishte të tjera ide dhe veprime. Por në politikë konsumohesh. Ai pati gjithmonë një rezistencë të papërshkrueshme sa çdokush nën peshën e këtij presioni nuk do ia dilte .

Së fundmi ai ka sulme nga të gjitha anët.Edhe nga të tijët që i ngriti dhe tani ia drejtojnë shigjetat por prapë përmendin emrin e tij dhe fshihen po pas tij.

Ai do bie një ditë, nuk është një fortesë e përjetshme. Partia nuk është poashtu e përjetshme. Por për t’a rrëzuar atë duhet t’a mundësh që në herën e parë.Këtë akoma askush nga gjithë ato parti që kanë ardhë dhe janë shuar nuk kanë mundur t’a bëjnë, aq më tepër kur secila parti që është shfaqur ka qenë më e përçarë se asnjëherë më parë.
Edhe kjo i ka dhënë poashtu luksin e fitoreve për kaq kohë.

Ka hyrë në decenien e tretë të politikës dhe pyetja që rëndon akoma është: Kur do mundet ky njeri?!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Koalicionin VLEN e kërkoi populli, ndërsa koalicioni i BDI me Menduh Thaçin e të tjerët është koalicion zori

5dabfccd-51db-4774-a2a0-8dae5c33ddcf

Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen

Screenshot_2024-04-18-22-23-44-810_com.android.chrome-edit

Osmani: Nuk ka kufij më për ëndrrat tona…

Screenshot_2024-04-18-21-52-06-414_com.android.chrome-edit

Ilir Hasani: Jo mua, por Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

FB_IMG_1713462436503

Ajdari:Sllupçani gjithmonë rreshtohet pas ideve madhore

vmro_np

Maqedonia përsëri e jotja” – kjo është moto VMRO-DPMNE-ja për fushatën parazgjedhore

FB_IMG_1713457848339

Sinani ironizon seancën e Frontit Evropian:Fillova punën si eurodeputet

mickoski-1

Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve

mexhiti vlen

Mexhiti: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

INFO

NA NDIQ