Ali Ahmeti i shoqëruar me një ekip të tij, nesër për vizitë në Kosovë

INA
INA

1 Shtator, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar me një ekip të tij, nesër shkon për vizitë në Kosovë, tri javë pasi kryeministri Albin Kurti zhvilloi vizitë në Çair dhe Tetovë.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se Ali Ahmeti nesër do të vizitojë Gjakovën.

“Ju njoftojmë se Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar mga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Zëvendës Kryeministri i parë, Artan Grubi, Ministri i Finansave, Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dhe shefi i grupit parlamentar, Arbër Ademi, ditën e shtunë, me 2 shtator 2023, me fillim në ora 13:00, do të vizitojnë kapacitet prodhuese të fabrikës Comodita në Gjakovë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Kryeministri Albin Kurti nuk e takoi kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, parti shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin. Kurti takoi vetëm partitë opozitare shqiptare.

Nga atje, Kryeministri Albin Kurti iu dha jehonë planeve për ndërtimin e aksit rrugor Prizren-Tetovë, duke e cilësuar si të rëndësishme në aspektin ekonomik për rajonin.

Ai tha se edhe kryetari i Tetovës është i interesuar që sa më parë të realizohet projekti i aksit “Tetovë-Prizren”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

sulmi turqi

Turqia arreston 145 persona të dyshuar për lidhje me kurdët rreth sulmit në Ankara

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Ukraina thotë se ka rrëzuar 29 dronë të lëshuar nga Rusia – në sulmet gjatë natës që zgjatën më shumë se tri orë

termet

Tërmet i fuqishëm në Napoli të Italisë, banorët e kalojnë natën në rrugë

Albin-Kurti1

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Ursula von der Leyen

Sot Parlamenti Evropian diskuton për situatën në veri

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

INFO

NA NDIQ