Ali Ahmeti kërkon nga opozita që të arrihet pajtim për Prokurorinë Publike

0

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i ka bërë thirrje opozitës që të mos tërhiqet nga bisedimet për Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Sipas tij, duhet të vazhdohet me bisedimet për ligjin e ri për Prokurorinë Publike, me të cilin do të përcaktohet edhe fati i PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka bërë të ditur se ka patur takime dhe se duhet të arrihet pajtim për të mirën e shtetit.

Një porosi të ngjashme e dha dje edhe zv. Kryeministri Bujar Osmani, i cili tha se përpos OBRM-PDUKM-së pushteti duhet të bisedojë edhe me deputetët për të siguruar dy të tretat e votave.

Përndryshe, Ahmeti mori pjesë në shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, që u organizua nga Instituti i trashëgimisë shpirtërore të Shqiptarëve