Ali Ahmeti nga Kërçova: Dhe më 19 tetor, ju populli, do t’ua tregoni hesapet atyre. Sepse ata i kanë hipur kalit mbrapsht!

Picture of Ina Online
Ina Online

14/10/2025

Lideri Ali Ahmeti, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm dhe emocionues në tubimin madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, duke dërguar mesazhe të qarta për unitet, dinjitet dhe përballje me padrejtësitë.

Ahmeti i bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të dalin si një trup i vetëm për të vendosur për fatin e tyre, duke theksuar se nuk do të lejohet më që sakrificat e bëra me gjak të nëpërkëmben nga ata që e shesin patriotizmin me fjalë, por e tradhtojnë me vepra, njofton TS.

“Më 19 tetor, si një trup i vetëm, do të vendosim për fatin tonë. Nuk ka ndodhur asnjëherë gjë më e keqe për Kërçovën, për Maqedoninë dhe për barazinë e shqiptarëve, sesa kur disa të ashtuquajtur nacionalistë e lanë në baltë atë që u fitua me gjak. Le të lehin sa të duan, ne i dalim zot asaj që është e jona,” deklaroi Ahmeti para turmës.

Ai theksoi se populli nuk do të heqë dorë nga të drejtat legjitime dhe se më 19 tetor do të vijë momenti i llogaridhënies.

“Ne nuk heqim dorë nga e drejta jonë legjitime! Dhe më 19 tetor, ju populli, do t’ua tregoni hesapet atyre. Sepse ata i kanë hipur kalit për së mbrapshti!”

Tubimi në Kërçovë u shënua nga një pjesëmarrje e gjerë qytetare dhe u përshkua nga një atmosferë e fortë mobilizimi, ku mesazhet për bashkim kombëtar dhe rikthim të dinjitetit politik ishin në qendër të fjalimeve.

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË