Ali Ahmeti nga Prespa: Ky është referendum për NATO dhe BE

0

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me aktivitet e veta në kuadër të fushatës për referendum duke qëndruar në mesin e qytetarëve të Prespës prej të cilëve u kërkua që të jenë pjesë e fitores me 30 shtator duke votuar PËR Maqedoninë në NATO.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti potencoi para qytetarëve të Prespës ky është një moment i pa përsëritshëm dhe se me 30 shtator vendoset fatet e popujve që jetojnë në këto hapësira.

“Ky referendum ka një specifikë pasi së bashku jemi për një qëllim. Është moment i parë që në historinë e Republikës së Maqedonisë, që dy komunitet më të mëdha shqiptar dhe maqedonas rrugëtojnë dhe punojnë që ky referendum të jetë i suksesshëm dhe ne të anëtarësohemi si hapi i parë në NATO. Ne, ftesë për anëtarësim kemi dhe pas përfundimit të zbatimit të kësaj marrëveshje, pritet edhe ratifikimi nga të gjitha vendet anëtare të NATO-së me çka ne presim brenda 15 muajsh me të gjitha të drejtat të behemi vendi i 30 në aleancën më të madhe ushtarako-politike të quajtur NATO. Ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm presim të nënshkruhet marrëveshja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” u shpreh lideri i BDI-së, Ahmeti.

Në shoqëri të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, para qytetarëve të Prespës qëndruan, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, deputeti Agim Shaqiri dhe Valmir Aziri sekretar shtetëror në Ministrin e Kulturës.