Ali Ahmeti përballë “fshesës” të Zaevit!

0

Nga Bekim Adili/

Zgjedhjet presidenciale nxorrën një rezultat të disfavorshëm për partin e kryeministrit Zaev.Kjo situatë e detyroj Kryetarin e LSDM-së,të analizoj shifrat e votuesve.

Moment i favorshëm mesa duket për Kryeministrin Zaev që ti përgjigjet edhe kërkesës nën zë që e pësoj përmes penalizimit nga vota e elektoratit maqedonas.Por e kujt përmase do të jetë “fshesa”,që do të thotë spastrimi qeverisë por dhe i klasës politike nga eksponentë të lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Janë dy pista përmes të cilave duhet të bëjë zgjidhjen Zaev.

para është e llojit të një ndryshimi kozmetik që nënkupton largimin dhe zëvendësimin e disa zyrtarëve me pretekst se nuk kan rezultate në qeverisje.Por që do ishte sipërfaqësore dhe aspak e dobishme për Zaev,çka nënkuptohet se kjo reform jo që nuk e ndihmon por përkundrazi shumë shpejt mund ta nxjerri në opozitë sërish LSDM-në.

Dhe pista e dytë më e vështirë por që realisht pritshmërit nga faktori ndërkombëtar në mënyr konstante lidhen me vedosjen e shtetit të së drejtës,në veçanti nga elektorati maqedonas, janë që “fshesa” e pastrimit të jetë më e thellë dhe më serioze.Bazuar në bashkëqeverisjen e 10 viteve nga të cilat u dënuan dhe u ngritën aktpadi ndaj disa zyrtarëve të VMRO-së me fenomenin e “bombave”,e ku për aq sa ndëgjuam të përfshir ishin edhe zyrtarë shqiptar dhe eskponentë të klasës sonë politike.Por që në emër të votave dhe reformave që lidheshin me emrin dhe zgjedhjen e Presidentit,mesa duket Zaev i kaloj në heshtje duke mos ngritur asnjë padi ndaj zyrtarëve shqiptar,e që tani pas përmbylljes së këtij procesi ndoshta mendon se është edhe koha më e përshtatëshme e “fshesës”.Ku dukshëm në horizont lexohet se ky pastrim më shumë i dedikohet BDI-së.

Paralajmrim të cilin Zaev e la të nënkuptohet nga momenti kur ai falenderojë për arritjen e fitores presidenciale dy partit shqiptare opozitare (ASH-në dhe Besën),një sinjal i cili la për të kuptuar,se në kabinetin e tij tani që nuk ka nevojën e votave parlamentare të BDI-së,mund të ndërmarr nismën e rokadës duke i zëvendësuar me ato të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa.Sfida të cilat Zaevit i kërkohen hapur nga bashkëpuntor të afërt,përmes të cilave ai mund të forcoj pozitën e LSDM-së,në veçanti në elektoratin maqedonas,i cili në shumicë mbështet gjithmon atë forcë politike e cila duket më nacionaliste kur bëhet fjalë për shqiptarët.

Por si pritet të veproj në këtë rast lideri BDI-së Ali Ahmeti,nëse insistimi Zaevit do të jetë i prerë në kërkim të fshesës që shtjelluam pak më lartë e që ishin kërkesat e pistës apo rrugës së dytë!?

Për opinion Ali Ahmeti gjithnjë ka deklaruar se është i hapur për drejtësi dhe nëse Prokuroria Speciale ka dëshmi mbi afera korruptive ai  ka deklaruar se nuk do të jetë në mbrojtje të asnjë bashkëpuntori,zyrtari apo bashkëpartiaku të partisë së tij. Në këto raste akti më i rëndësishëm është kurajoja për të vendos,cilësia e vendimeve që ndërmerr,guximi që të karakterizon,maturia e largëpamësia si tipare që kanë njerëzit e suksesshëm,veprime të cilat për hirë të së vërtetës Ali Ahmetit nuk i kan munguar në këto 20 vite, dhe i cili jo rastësisht në dy dekada është lideri vetëm në mbar hapsirat shqiptare që nuk ka pësuar asnjë humbje elektorale.

Personalisht mendojë se pas një periudhe të gjatë qeverisëse është momenti që zyrtarët e saj,të gjejn forcë morale që është e lidhur me ndërgjegjen e tyre,për ti hapur rrugë ”fshesës” së lidershipit të partisë,në mënyr që të pastrohet nga elementi negativ dhe i paaftë shtëpia e tyre politike.E kundërta e saj,rezistimi me çdo kusht nga eskponentë të përfshirë në skandale për ti përballuar “fshesës”,bashkë me rënjen e tyre dhe të subjektit do të marrin pas tyre dhe Liderin e partisë.I cili nëse do të marrë guximin të pastrojë subjektin  e tij,mund të shpëtoj veten pa asnjë humbje nga betejat luftarake deri te ato politike.

Kohë e cila më pas mund ti shërbej kësaj force politike, të ndërtoj strategji të reja në përputhje me epokën në të cilën jetojmë rreth riorganizimit të saj,veprim i cili të nesërmen do të jetë edhe në funksion të shoqërisë në tërësi nga një përfaqësim i ri,me potenciale e botëkuptime të reja.

Që do të thotë se pikërisht në prag të organizimit të kongresit partiak,duhet të ofrohen njerëz me ide progresiste të cilët kanë pregaditje,vullnet dhe pasion për ta shëndrruar subjektin politik si një  streh të njerëzve që dijn e kanë kapacitete,që të nesërmen të jetë busulla e shtresës meritore,duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe duke ndihmuar përmes qeverisjes efikase rritjen e cilësis të jetës,me qëllimin e arsyen për të bindur që të qëndrojnë gjithë ata të rinj që sot duan të ikin për shkak të standardit, mungesë së papunësisë,padrejtësis e pabarazisë,që jo në pak raste ka egzistuar.

Subjektet tona në rastin konkret BDI,duhet të jetë një instrument për ti administruar resurset tona shumë më mirë në dobi të interesit publik.

Autoriteti padiskutueshëm i liderit të BDI-së,duhet të ofrojë përfaqësues sa më dinjitoz e kuadro të rinj, të pregaditur e të dëshmuar në profesionet e tyre.Ata të cilët duhet të edukohen për ti shërbyer vendit,ata të cilët duhet ta drejtojnë të nesërmen anijen tonë në ujëra të qeta dhe në brigje të sigurta.Pas një periudhe gati 30 vjare konflikti e pasigurie,pas shumë gjaku e sakrifice të derdhur,kur nesër shpresojm të jemi pjesë e vendeve euro-atlantike,kur në diaspor kemi potencial të mjaftueshëm të burimeve njerëzore e të kapitaleve të tyre për investime të mundshme,a meritojmë mos qeverisemi më mirë,a meritojmë të prodhojmë ikjen e gjakut tonë në shërbim të vendeve të huaja e këtu të thellojm varfërin,a meritojmë ne të kemi shkolla dhe arsimim të dobët,a meritojmë ne të kemi shërbim mjekësor jo efikas,a meritojmë të kemi problem me drejtësin në gjykata,a meritojmë ne të kemi administratë të korruptuar,të politizuar e një pjesë e tyre të paaftë për të kryer detyrën,a meritojmë pabarazi dhe padrejtësi në punësime dhe emrime,a meritojmë ne tu trashëgojmë brezave të ardhshëm kaq shumë mosbesim për perspektiv në vendin e tyre që pas disa dekadave vendi ynë të zbrazet nga shqiptarët,a meritojmë ne të jemi kaq të pashpresë?!

Unë them JO,sepse kemi shumë më tepër arsye dhe argumenta për të qenë më mirë në vendin tonë.Sepse shoqëria shqiptare realisht disponon me kapacitete të nevojshme të cilët,nëse klasa jonë poltike ka vullnet për ndryshime duhet ti ofrojë e shfrytëzoj për një qeverisje më dinjitoze,pritshmëri e cila realisht egziston në shumicë edhe nga vetë elektorati subjektit tonë qeverisës.

Edhe popujt e përparuar janë organizuar përmes përfaqësimit të partive të tyre por që dekad pas dekadash ato tjetërsohen në raport me evolimin e kohës.Ngjashëm sikurse po troket nevoja e riorganizimit të partisë më të madhe shqiptare që realisht ka bërë histori.E që rrugëtimi saj nuk ka qenë aspak i lehtë.Duke filluar si organizatë politike në ilegalitet ku gjeneza e saj fillet e veprimtarisë i ka që nga vitet e 70-ta,më pas nga forcë ushtarake u shëndrrua në një subjekt politik tradicional e që sot koha e kërkon të avancoj në filozofin e saj në përputhje me evulimin që kërkon epoka e globalizmit.Ku kuadrot tona për bazë kundështarësh politik duhet të kenë konkurencën e Brukselit e jo të Shkupit.

Andaj pastrimin e këtij subjekti që mbi supe ka një jetëgjatësi gati gjysëm shekullore,nuk ka nevojë ta bëjë Zaevi,por vetë ai që është pjesë e veprimtarisë që nga lindja e saj e deri sot.Një inciativ të ngjashme sikurse njeriu pastron veten nga toksinat përmes agjerimit e që forcon dinjitetin,ushqen ndjenjën e solidaritetit dhe humanizmit në muajin e Ramazanit,vlera sublime të cilat kalisin e forcojn aspketin moral e fizik,duhet të jetë moto për riorganizimin politik të BDI-së.Njeriu ushqehet edhe nga idet e të tjerëve por gjithsesi jeton nga vendimet që merr.Vendimet e duhura e rrisin dhe e bëjnë atë të dobishëm.

Ai,pra Ali Ahmeti lindjen e tij e ka shëndrruar në një vler të pavdekëshme me proceset që mbarti.Sfidat më të vështira të  cilat i përmbylli me proceset e fundit janë në kulmin e të arriturave në veprimtarin e tij politike.Ngelet për të parë se si do të menaxhojë vendimarrjet që pasojn e që lidhen me të ardhmen e subjektit të tij dhe vetë përmbylljes së karrierës personale, momente të cilat nëse i referohemi maturis që e karakterizon,gjasat janë që të ngeli një triumfator i pamposhtur,

si nëbeteja luftarake dhe në ato politike.