Ali Ahmeti sjell ‘atmosferën’ e takimit të liderëve ballkanikë me James O’Brien në Shkup

INA
INA

22/01/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, shprehet i kënaqur që ka takuar kryeminisrat e Shqipërisë e Kosovës, Ramën e Kurtin, në prag të Samitit të BE-së në Shkup si dhe aleatë të tjerë.

Ahmeti ka publikuar edhe fotografi nga Shkupi si dhe ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për stabilitet dhe unitet.

Ai deklaron se atmosfera mes liderëve aty, është miqësore.

“Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, shkruan Ahmeti.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që në prag të Samitit të nesërm të BE-së në Shkup, të takoj kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama dhe atë të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, bashkë me miq të vendeve tona si ndihmëssekretarin amerikan për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

Si vende të Ballkanit Perëndimor kemi nevojë për unitet dhe stabilitet, dhe këtë e biseduam në një atmosferë miqësore ku bashkë konfirmuam pikëpamjet për integrimin në Bashkimin Europian, sepse me këtë tregojmë se kemi potencial lidership për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

Mladen cadikovski

Çadikovski në “Poligraf”: Të mos lejojmë të keqpërdoremi, gazetarët të kontrollojnë informacionet që vijnë nga politikanët

INFO

NA NDIQ