Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në vend, Matthew Lawson.
Ahmeti dhe Lawson bashkëbiseduan mbi momentumin politik, rëndësinë e stabilitetit politik, aleancën europiane të forcave progresive, unitetin veprues për miratimin pa prolongim të stërgjatur të ndryshimeve kushtetuese dhe fokusimin e plotë të vendit në realizimin e reformave për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Ahmeti shprehu falemnderim ndaj përkrahjes që shteti britanik i ka dhënë gjithmonë proceseve të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të vendit, anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian, si dhe për përkrahjen konstruktive në tejkalimin e kontesteve në frymën e fqinjësisë së mirë dhe avancimit të rrugës europiane.