Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar Memli Krasniqi për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ail Ahmeti ka thënë se e vlerëson guximin e Krasniqit për të marrë përgjegjësi në një kohë sfiduese.
Tutje ka shtuar se BDI e PDK i bashkojnë vlerat themelore të demokracisë, lirisë, shtetndërtimit dhe aspiratës për integrimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Me përzemërsi të veçantë të uroj për rizgjedhjen si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në një proces demokratik që reflekton pjekurinë politike dhe vlerat që përfaqëson PDK-ja në skenën politike të Kosovës. E vlerësoj lart guximin dhe përkushtimin tënd për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese, duke qëndruar i përkushtuar ndaj rrugës së drejtë që trasuan themeluesit dhe udhëheqësit historikë të kësaj partie, të cilët i presim të kthehen fitimtarë. Kosova ka nevojë për zërin, urtësinë dhe përvojën e tyre, dhe uroj që sa më parë t’i kemi sërish në mesin tonë”.