“Alia si Bruslia” (VIDEO)

0

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka mbushur 59 vjet. Ali Ahmeti, i cili që në moshë të re është njëri nga personazhet kryesore që punoi në ilegalitete për çështjen shqiptare në të gjitha trevat shqiptare të Ballkanit, sot ka marrë urime të shumta për 59 vjetorin e lindjes së tij. Por stili i fikjes së 59 qirinjëve është komentuar më shumë se sa 59 vjetori i tij. Ahmeti 59 qirinjt i fiki në stilin e Kung Fuu-së por disa e kanë quajtur edhe Brusli një legjende e karates, shkruan TetovaSot.

Kanë qenë të pafundme urimet sidomos në rrjetet sociale nga bashkpartiakët e tij, miqë e shokë që e kanë uruar liderin e shqiptarëve të Maqedonisë. Urimi më i veçantë duket të ketë qenë nga familjarët e tij, të cilët babain, bashkëshortin, xhaxhin, e mikun e jetës së tyre e kanë pritur në shtëpi me tortë, ndërsa edhe një mesazh urimi duket mjfatë mbreslënës që është shkruar nga nipat dhe mbesat e tij.

“Ekzistojnë disa njerëz të veçantë në botë, ata janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të tjerët dhe për atdheun pa pritur asgjë në këmbim. Ti jeni njëri nga ata njerëz dhe sot është ditëlidnja jote, prandaj që të gjithë ne të urojmë shëndet, më pak lodhje e më shumë arritje. Jemi krenarë me ty”, thuhet në urimin e nipërve dhe mesave të liderit të integristëve, Ali Ahhmeti.

Nuk dihet se çfarë ka menduar Ahmeti në momentin kur familjarët e presin me tortë me qirinjë në shtëpi, por shihet edhe në video se ai është gati t’i fryej ata. Gjithsesi, dëshira e Ahmetit do të duhet të ketë qenë, pasi ashtu të gjithë e njohim dhe ashtu ka vepruar gjatë gjithë jetës, një jetë më e mirë për shqiptarët.