Aliahmeti: Koronavirusi ka ndryshuar, përhapet më lehtë por luftohet më lehtë nga sistemi imunitar

0

Epidemiologu i njohur shqiptar Ilir Aliahmeti thekson se politikat cenzuruese në Ballkan ishin të gabuara sa i përket Koronavirusit.

“Masat shtypëse u morën shumë herët. Hapja pastaj ndikoi në rritjen e rasteve. Ishte e ditur që masat do të shtynin pandeminë por jo zhdukjen e saj”.

Ai thotë se virusi nuk do të zhduket dhe duke u bazuar edhe në vendet që tashmë kanë dimër.

“Shohim Australinë apo Brazilin ku ka dimër atje nuk po zhduket virusi”, tha ai.

Aliahmeti shton se virusi ka ndryshuar dhe po bëhet më i transmetueshëm por thotë se trupi po e lufton më lehtë përmes antitrupave.

“Virusi me këto ndryshime po transmetohet më lehtë dhe ne po e shohim këtë gjë. Por nga ana tjetër virusi është më lehtë i sulmueshëm nga antitrupat që krijon sistemi ynë imunitar që e bënë sëmundjen më lehtë”

Sa i përket testimit të vaksinave epidemiologu thotë se vaksina ruse ende nuk ka treguar efektet sa është e suksesshme te njerëzit. “Duhet të shohim efektet te njerëzit jo vetëm në laborator”.

Aliahmeti thotë se edhe nëse ndonjë vaksinë del asaj i nevijitet kohë për t’u prodhuar për masën.

“Kosova dhe Shqipëria nuk janë në krye të listës prandaj të mos shpresojmë se do të kemi vaksina gjatë vitit 2020”, deklaroi ndër të tjera Ilir Aliahmeti.