Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Picture of INA
INA

02/10/2023

Ish-komandanti i UÇK-së, Rafiz Aliti – Mësuesi, ka bërë të ditur se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, muaj më parë, ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për një zgjidhje ligjore, që do të përfshinte të gjithë të prekurit nga konflikti i vitit 2001, përfshirë këtu edhe ish-ushtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, për të cilët premtohet zgjidhje prej dy dekadash.

Megjithatë, Aliti nuk ka treguar cili ka qenë epilogu i këtyre bisedimeve mes dy partnerëve të koalicionit qeveritar dhe nëse Kovaçevski ka treguar gatishmëri për idenë e Ahmetit.

BDI-ja dhe kreu i saj Ali Ahmeti, zgjidhje ligjore për statusin e UÇK-së kanë premtuar vazhdimisht që nga përfundimi i luftës, por kjo çështje ka mbetur e pazgjidhur, 22 vite pas konfliktit.

“Para disa muajve, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka hapur këtë çështje edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ish-gjeneralin Angelovin, se është i gatshëm që të miratohet një ligj i cili do t’i trajtojë kategoritë të cilat kanë pësuar në vitin 2001. Nuk janë vetëm luftëtarët e UÇK-së. Ne kemi edhe disa kategori tjera, si rasti i Kumanovës, rasti Poroji, apo në Tetovë që u bombardua, apo në Luboten, rasti i civilëve që kanë pësuar. I kemi edhe familjeve të të zhdukurve, qoftë te pala maqedonase, qoftë te pala shqiptare që me një ligj gjithëpërfshirës tu mundësojmë një trajtim prej institucioneve shtetërore që të kenë ndonjë benefit, për shkak se edhe ato familje duhet të mbijetojnë. Miratimi i një ligji në këtë drejtim, do të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve, pavarësisht kush në cilën anë ka qenë në vitin 2001”, tha Rafiz Aliti – Mësuesi në intervistë për Alsat.

Në këtë intervistë, Aliti, tha se BDI-ja ka bërë shumë punë për ri-socializimin e ish ushtarëve të UÇK-së, “siç e parashikonte Marrëveshja e Ohrit”.

Megjithatë, ai e ka pranuar se edhe përkundër përpjekjeve të shumta, BDI-ja nuk ka arritur ta rregullojë me Ligj statusin e ish pjesëtarëve të UCK-së, siç ndodhi me “branitellat”, menjëherë pas konfliktit të vitit 2001.

Aliti për dështimin e këtyre përpjekjeve akuzoi partitë maqedonase, për të cilat tha se gjithmonë kanë kundërshtuar zgjidhjen ligjore për pjesëtarët e UÇK-së.

https://fb.watch/nqWMvQfZjy/?mibextid=NnVzG8

TË FUNDIT

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

Evakuohen nga Izraeli 4 shtetas shqiptarë

Qeveria: Mbi 9 miliardë denarë subvencione për bujqit gjatë një viti

Khamenei kërcënon SHBA-në: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

“Brukseli në provë: A do ta mbrojë BE-ja gjuhën dhe identitetin maqedonas përballë presionit bullgar?”

Zëri i Pavarur i Strugës!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË