Aliti: Nuk pretendoj të marr degën e Sarajit, por të bashkoj aktivistët politikë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Prill, 2023

Koordinatori i degës së BDI-së në Saraj, Rafis Aliti thotë se nuk pretendon të merr degën e Sarajit por të bashkojë aktivistët politikë dhe t’i tejkalojë pakënaqësitë.

Sipas Alitit Grupi i Zjarrit nuk është i sinqertë në arsyet kundër ekzekutivit. Ai e vlerëson si gabim qasjen e fraksionit tashmë të deklaruar pasi sipas tij, vërejtjet duhet thuhen në parti dhe jo në publik. Aliti në emisionin Rruga drejt… që transmetohet sonte në orën 22:20 në Alsat foli edhe për statusin e ish luftëtarëve të UÇK-së.

“Nuk kam ambicie të jem as kryetar dege dhe as pozicion tjetër, përkundrazi këtë e bëj sepse ndjej obligim unë dhe kryetari Ahmeti ndaj elektoratit të BDI-së në Saraj i cili 20 vite na ka mbështet dhe BDI në Saraj çdoherë ka qenë fitues. Grupi i zjarrit nuk është i pakënaqur shkaku se nuk është punuar, ky grup ishte kundër emërimit të këtyre personave që janë sot ministrat të BDI-së. Ende pa u formuar Qeveria ata shprehën pakënaqësi e veta por në fund prapë e votuan Qeverinë”, tha Rafis Aliti, Koordinator i degës së BDI-së në Saraj. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhaferi deputete te kosoves

Xhaferi takoi deputetë të Kuvendit të Kosovës: Bashkohuni dhe tejkaloni tensionet në veri

besnik-tahiri-ramush

Tahiri: Kurti po e futë Kosovën në një rrugë qorre

fatmir mexhiti

Ministri Mexhiti nis me shkarkime: S’ka më drejtorë që flenë

ali ahmeti bdi

“Problemet s’i zgjedh kojshia, por shtëpia”,Ahmeti porosi “Grupit të Zjarrit”

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi

Maricic - Bregu

Mariçiq-Bregu: Synimi ynë është BE-ja, ndaj është e rëndësishme të punohet paralelisht për bashkëpunimin rajonal

deponi

Maqedonia e ngulfatur nga deponitë ilegale

kurti vucic

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, përmenden disa kushte

Pjeter-Shala-850x472-1

​Mbrojtja e Shalës i paraqet disa fotografi dëshmitarit të shtatë

INFO

NA NDIQ