Aliu më shumë shqetësohet që Vuçiq po e humb ndikimin në Maqedoni sesa për humbjen e BDI-së

ina-online
ina-online

09/01/2024

shkruan: Adnan Azizi

Kur Ali Ahmeti është i mbuluar me skandale, kur e ndjen aromën e humbjes dhe kur i rrezikohet Vuçiqi, si qyqar shkon në televizionet e Shqipërisë dhe fillon që qahet e ankohet.

Imagjinoni, Ali Ahmeti, përpiqet të bëjë paralele mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit. Le atë, por ankoheshka se

Albini po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë. Kjo deklaratë vërtetë është e turpshme dhe skandaloze. Kur Aliu ndjehej i rrezikuar, e thirri Hashim Thaçin si president i Kosovës që tja dekorojë të gjithë funksionarët dhe tu dërgoj mesazh votuesve shqiptar në Maqedoni se kënd duhet ta votojnë.

Kur Aliu e humbi busullën në 2015-2016 se iu rrezikua edhe Nikolla Gruevski, flinte në Tiranë duke e lutur Edi Ramën të thirrë tryezë të përbashkët të liderëve shqiptarë, vetëm e vetëm që të ketë fotografi me Bilall Kasamin.

Shiko në çfarë niveli të ulët politik bie Ali Ahmeti, kur e sulmon Albinin se po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, a harron se liderët e partive politike shqiptare në Tiranë kanë nënshkruar Marrëveshje, e cila kurr nuk u zbatua pikërisht nga BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila nga Platforma e Tiranës, përfundoi tek “Ballkani i Hapur” që më pas e solli “Soravinë”.

Në vend që të frigohet nga Albini, Aiu është mirë në fillim të tregojë se në çfarë cilësie u takua ai me Edi Ramën dhe Vuçiqin në Ohër? Aliu nuk është as kryeministër e as udhëheqës i ndonjë pozite në ekzekutiv!
A nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë kur, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq e quan Aliun si lider i shqiptarëve të Maqedonisë dhe ideator të “Ballkanit të Hapur”?

Interesimi i Albinit për shqiptarët e Maqedonisë, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, por është sjellje e një lideri të vërtetë shqiptarë. Albini po e bën atë që se bënë Edi Rama. Albini interesohet dhe dëshiron pozitë sa më të fuqishme të shqiptarëve në rajon dhe zhvillim të gjitha trojeve shqiptare. Gjë të cilën nuk e bën Edi Rama i cili obligohet edhe me Kushtetutë të Shqipërisë që të kujdeset për të gjithë shqiptarët në rajo dhe më gjerë!
Por Edi, bashkë si Aliu nuk e kanë hallin e shqiptarëve, por e kanë hallin e Vuçiqit dhe rritjen e ndikimit të tij përmes “Ballkanit të Hapur”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sadri-ramabaja1

Stadi i ri i përballjes me Serbinë – Gadishmëria për luftë

Agim Vinca

A janë shqiptarët një komb dhe a është shqipja një gjuhë apo dy e më shumë?

KALOSH-CELIKU

Argatë në politikë!

medai-shaholli

Ndryshimi sapo ka filluar!!!

arber-zaimi

Kujt po i pengon pse po përzihet Albin Kurti?

bekim qoku

Milionat e shpenzuara për mbështetje mediale si tregues që BDI-ja e ka humbur mbështetjen e votuesve

ilir-meta

Shqiptarët garanci për të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut

FURKAN SALIU

Lufta për fronin e BDI-së

bdi-ali-ahmeti-cair

Pse BDI brenda një jave braktisi idenë 15-vjeçare për President Konsensual?

INFO

NA NDIQ