Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

Picture of INA
INA

05/11/2025

Po e ndryshojmë dhe adaptojmë zgjidhjen ligjore për zgjidhje të problemeve me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në deklaratë për mediumet, duke u përjgigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ankesat se mungojnë shënuesit e tumoreve.

Ai përkujtoi se shënuesit e tumoreve përveç në Onkologji, ka edhe në Biokimi dhe kliniakt e tjera në sistemin tonë shëndetësor.

“Për fat të keq, gjithsahtu për shkak të pengesave ligjore e dini se nëse një procedurë vonohet, ju ligjërisht nuk guxoni të hapni tjetrën apo ta përshpejtoni. Dhe prandaj një prej ligjeve në këto 12 ligje që i ndryshojmë dhe adaptojmë, një prej çështjeve që do ta zgjidhim është literalisht kjo. Unë paralajmërova para disa muajve se do të shqyrtojmë, procedurat të fillojnë jo tre, por gjashtë muaj para skadimit të procesit, e tëra me qëllim të kemi kohë të gjejmë plotësisht nëse na nevojitet rihapje e procedurës, në mënyrë që të mos arrijmë deri te momentet e këtilla kur për shkak të procedurave administrative, pacientët do të presin barëra”, sqaroi Aliu.

Për momentin, tha shënuesit e tumoreve mund të procesohen në Biokimi si institucion shëdnetësor tek ne.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth rastit me drejtorin e Neurologjisë, ministri tha se raportet tashmë janë nga fundi.

“Procedurat janë përfunduar në mënyrë administrative, por duhet në bisedë, së bashku me të të ulet, të lexohet rezultati dhe më pas të dalim në opinion me atë raport. Është ende herët të dalim në opinion me informatë”, shtoi Aliu.

I pyetur për ndërtimin e spitlait të Kërçovës, ai përkujtoi se 205 milionë euro tashmë ishin paralajmëruar. Më pas shtoi se bëhet fjalë për Shtipin, tetovën dhe Kërçovën, se ato mjete nuk janë buxhetore, por do të sigurohen nga marrëveshja me britanikët.

“Unë ende nuk kam nënshkruar marrëveshje. Pritëm të përfundojnë zgjedhjet, dhe më pas ajo të nënshkruhet marrëveshja dhe të jenë pjesë e asaj infrastrukture. Thamë se do të fillojmë me investime në infrastrukturë, dhe hapi i parë janë këto tre klinika. Do të thotë, Shtipi, Tetova dhe Kërçova do të fillohen, edhe procedurat në mënyrë administrative menjëherë, prëderisa në mënyrë infrastrukturore me siguri nga fundi i vitit apo fillimi i vitit të ardhshëm. Kërçova do të fillohet prej fillimit, për shkak se ky objekt nuk i përmbushë kërkesat bazike infrastrukturore për të qenë institucion në të cilin ofrohen shërbime shëndetësore jo vetëm për Kërçovën,por edhe për atë rajon”, tha Aliu në deklaratë për mediumet para fillimit të konferencës së katërt vjetore për shëndetësi, në organizim të Odës ekonomike amerikane AmÇam, nën moton “Fuqia e aksonit me kohë për sistem shëndfetësor që reflekton”.

TË FUNDIT

VLEN konfirmon: Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Taravari: Emërimet e kryetarëve ushtrues detyre shkelin vullnetin e qytetarëve!

Armando Broja ka humbur sensin e lojës, edhe 25 minuta të tjera të çuara dëm

“Vizitë historike”, Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa mbërrin në SHBA

Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË