Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit

Picture of ina-online
ina-online

15/09/2024

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tetovë.

Ky investim sipas tij është në interes të të dyja shteteve, pasi zhvillon turizmin dimëror. Aliu ka thënë se detyrat që i takojnë si Qeveri i kanë përfunduar, sa i përket daljes nga autostrada “Ibrahim Rugova”.

“Rruga Prizren-Tetovë, pasi që kemi realizuar marrëveshjet mes dy qeverive dhe është nënshkruar prej dy kryeministrave asaj kohe, kemi filluar atëherë me fazat tjera, gjë që është dashur që të ratifikohen këto marrëveshje nëpër Kuvend të ndajmë edhe buxhet. Kemi filluar nga ana e Kosovës, që pjesën tonë të punës që i përket rruga nga dalja jugore autostradës ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, deri në afërsinë e tunelit e kemi filluar tashmë realizimit kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është nënshkruar kontrata dhe kanë filluar punimet”, ka deklaruar Aliu për Ekonomia Online.

Krahas kësaj rruge, Aliu ka thënë se janë edhe disa projekte tjera, siç është ajo që lidh Plavën me Deçanin. Për këtë, ka thënë se kanë zhvilluar takime me autoritetet malazeze.

“Kjo nuk do të jetë vetëm në interesin e Prizrenit dhe Tetovës, do të jetë në funksion edhe të zhvillimit të turizmit në të dyja anët. Mos të harrojmë që në atë anë është ‘Kodra e Diellit’ si zonë e skijimit këtej është Brezovica. Me planin e ri hapësinorë presin të dalin edhe zona të tjera të rëndësishme të skijimit të cilat të gjitha do të mundin të frekuentohen në të dyja anët po ashtu kjo do të lidhet edhe me autostradën ‘Ibrahim Rugova’ që do të lidh Tiranën me Prishtinën. Në Tetovë do të lidhet edhe me korridorin 8-të, gjë që i bie që do të shkurtohet rruga për një pjesë të madhe të qytetarëve. Ka qenë edhe projekt prej kohësh i menduar po e merr rrugën dhe po shkon drejt ndërtimit, na presin edhe projekte të tjera të cilat do ta lidhin Plavën me Deçanin, kemi pasur takim në Podgoricë me zëvendëskryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm, në mënyrë që marrëveshjet që kemi pasur të zhvillojmë më tej për realizimin e kësaj rruge”, ka thënë Aliu, teksa ka folur edhe për ndërtimin e rrugëve në Kosovë.

TË FUNDIT
6 orë
Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut
8 orë
Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam
9 orë
Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe
9 orë
9.7 milionë vizitorë të huaj për 9 muaj në Shqipëri, Kumbaro: Synojmë të jemi liderë të rajonit në turizëm
10 orë
Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

ME TE LEXUARA

11 orë
Brenda dy ditëve në Shkup digjen 7 automjete! MPB: Digjen katër automjete në Çair dhe tre në Aerodrom

23 orë
Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

LEXO MË SHUMË

IMG_0978

Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut

IMG_0970

Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam

IMG_9126

Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe

durres plazh deti

9.7 milionë vizitorë të huaj për 9 muaj në Shqipëri, Kumbaro: Synojmë të jemi liderë të rajonit në turizëm

makine-zjarr-750x430

Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

policia mvr

Brenda dy ditëve në Shkup digjen 7 automjete! MPB: Digjen katër automjete në Çair dhe tre në Aerodrom

Hristijan Mickoski

“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë

Qeveria-Kurti

Albin Kurti miraton rritjen e pensioneve me 20 përqind për çdo kategori

Universiteti i tiranes studentet

Përgjysmohet numri i studentëve në Universitetet e Shqipërisë

INFO

NA NDIQ