Aliu: Të votohen ligjet për reforma në administratë dhe ta përmirësojmë vlerësimin në Raportin e BE-së

INA
INA

18 Shtator, 2023

Është koha që të votohen ligjet të cilët presin me vite të tëra, ndërsa janë me rëndësi të madhe për reformat në administratën publike, porosit ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në intervistë për Portalb.

“Ligji për Shërbim të Lartë Udhëheqës, Ligji për Agjenci Digjitale, Ligji për Nëpunësit Administrativ, Ligji për Sektorin Publik, Ligji për Media. Këto janë një pjesë e ligjeve të cilët duhet të miratohen gjatë periudhës së ardhshme, në kuadër të reformave në administratën publike dhe digjitalizimin e shërbimeve dhe me këtë të përmirësohet nota 3 që RMV e mori në raportin e skriningut nga Bashkimi Evropian”, thotë Aliu.

Ai përkujton se pritet së shpejti të hapen sportelet “një pikë për shërbime” në të gjitha postat, ndërkaq do të krijohen mekanizma shtesë që institucionet të detyrohen ta përdorin platformën e interoperabilitetit, të cilën deri tani e kanë bërë “sipas qejfit” edhe pse e kanë pasur detyrim ligjor.

Softveri që mundëson punësime në bazë të etnitetit, i quajtur ndryshe “Balanser” edhe nëse hiqet, duhet të zëvendësohet me diçka tjetër që të mbrohet struktura demografike e shtetit.

“Për balanserin është folur shumë edhe brenda edhe jashtë. Edhe në aspektin e keqpërdorimit të balanserit, edhe në aspektin se sa balanseri realisht jep vlerë në shoqërinë tonë. Nëse ne do të vendosim që balanserin si një instrument për mbrojtjen e qytetarëve në shtet ta largojmë, ne detyrimisht duhet ta ndryshojmë me diçka tjetër. Ne, nuk mund të vendosim një instrument, i cili edhe pse keqpërdoret, jemi të vetëdijshëm nga institucionet e ndryshme që një maqedonas regjistrohet si shqiptar pasi që balanseri cakton për atë vend të punës nacionalitet shqiptar. Mos flasim për nacionalitetin, kemi shumë qytetarë tonë që regjistrohen si romë, turq e kështu me radhë. Kështu keqpërdorime ka pasur dhe unë besoj që do të ketë edhe në të ardhmen, por nga ana tjetër ne nuk duhet të rrimë në duarkryq dhe të themi, ok, ka keqpërdorime megjithatë balanseri lartë-poshtë normalizon situatën. Mendoj se me këto tre ligje dhe me qasje që do të krijohet ose një ligj tjetër i ri për mbrojtjen e strukturës demografike të shtetit, gjithsesi duhet të punojmë në këtë”, tha Aliu.

Momentalisht, shtoi ministri jemi duke analizuar forma të ndryshme se si do të mundet balanseri të përmirësohet apo nga ana tjetër nëse nuk do të mund të përmirësohet si do të mund të krijojmë një ligj të posaçëm i cili do të mbron demografinë edhe strukturën demografike si në adiministratën publike ashtu edhe në përputhshmëri me demografinë në shtet.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ