Aliu: Viti i parë i qeverisjes do ti dedikohet integrimit evropian, VLEN më e bashkuar se çdoherë

Picture of ina-online
ina-online

16/05/2024

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Azir Aliu nga koalicioni VLEN, duke folur për Qeverinë e re tha se janë formuar dy grupe punuese dhe në këtë periudhë do të analizohen pikat programore dhe shihet përputhjet programore që i kanë, dallimet dhe më pas të bëhet një program qeveritarë, i cili program sipas tij, do të jetë shumë i definuar në mënyrë precize.

“Viti i parë do të jetë viti i integrimit evropian, pra ndryshimet që duhet të bëhen në Maqedoni. Ekonomia do të jetë në fokus, por sidomos në qendër do të jetë lufta kundër korrupsionit, atë qytetari vërtetë e dëshiron me vite”, tha Aliu, raporton SHENJA.

Azir Aliu, tha se në VLEN ka momente kur ata as që përmendin emrat e partive të tyre, por vetëm VLEN.

“Besoni jemi të bashkuar më shumë se çdoherë”, tha Azir Aliu.

Ai tha se në të ardhmen nëse vazhdohet me këtë qasje me këtë praktikë, ka një qasje pozitive dhe le t’ia lemë kohës të shohim nëse VLEN do të bëhet një parti.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë kusht nga BE dhe detyrimisht Maqedonia duhet të hapërojë në ndryshimin e Kushtetutës që më pas të vazhdojë në procesin e negocimit e krijimit të ambientit për të plotësuar kushtet tjera për anëtarësim në BE.

“Të vetëdijshëm janë gjitha partitë politike se situata reale është kjo, pastaj nga ana tjetër është se situata reale është se çdo qytetarë, edhe nga pala maqedonase edhe shqiptare, mbi 80% e tyre janë për integrim në BE, pra të gjitha vlerat bazike i promovojmë janë vlera evropiane. Në këtë linjë asnjëri nuk është kundër. Po të dëgjoni çdo ditë edhe VMRO-DPMNE thotë ne jemi për BE dhe tani çfarë ndodhë, ne mundohemi të gjejmë një formë për ta futur në trak punën e BE-së dhe të shkon shumë shpejt procesi i kushtetutës dhe të vlerave”, tha Azir Aliu në emisionin “Intervistë në Shenja”.

TË FUNDIT
42 minuta
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
47 minuta
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
4 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
6 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
6 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

ME TE LEXUARA

9 orë
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
6 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron
14 orë
Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike
6 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
14 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
4 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

LEXO MË SHUMË

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

INFO

NA NDIQ