Alkaloid, 842 milion denarë investime për nëntë muaj

Kompania farmaceutike, “Alkaloid” ka publikuar raportin financuar për nëntë muajt e parë të vitit, ku flitet për një rritje të shitjeve të konsoliduara prej 16 për qind, investime prej 13.7 milionë euro dhe 161 vende të reja pune në vend gjatë muajve janar – shtator 2022.

Gjatë kësaj periudhe, kompania ka realizuar një fitim neto prej 18.54 milionë euro, që është një rritje prej 15 për qind ndërkohë që janë investuar rreth 842 milionë denarë.

Shitjet e realizuara në tregun vendas janë rritur me 3%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë me 23%.

Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 31% janë realizuar në tregun e brendshëm, ndërsa, 69% në tregjet e huaja.

Sipas grupeve të produkteve, në strukturën e totalit të shitjeve të konsoliduara, peshën më të madhe e zënë produktet nga segmenti i farmacive, përkatësisht 88%.

Sfidë dhe prioriteti i parë për periudhën në vijim, mbetet kujdesi për shëndetin e punonjësve, ruajtja e likuiditetit aktual, stabiliteti financiar dhe realizimi i objektivave të planifikimit.