Alkaloidi rrit shitjet me 6 për qind dhe punëson 178 persona të tjerë

Kompania farmaceutike “Alkaloid” me investime në shumë prej mbi 850 milion eurosh, me 178 punësime të reja në vend dhe me rritje të përfitimit të konsoliduar nga 17% gjatë periudhës janar-shtator 2021.

Sipas bilancit të të ardhurave, gjatë kësaj periudhe Janar – Shtator 2021, shitjet arritën në 7.165.890.933 denarë, që është 4% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, nga ana tjetër, arrijnë në 9. 45 miliard denarë që është për 6% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Produktet më të shitura rezultojnë ato farmaceutike me 87%.

Më së shumti janë shitur antibiotikët me 19%, preparatet kardiologjike me 14%, ato neurologjike me 14% të totalit të shitjeve të konsoliduara si dhe preparatet OTC me 20%. Në sektorin e kimisë, kozmetikës dhe herbalizmit total shitje ka pasur 13%. Preparatet kimike marrin pjesë me 3%, ato kozmetike me 8% dhe herbalizimi me 2%.