“Allahu e ka mallkuar hajdutin…” – Vendimi i Islamit mbi hajninë!

0

LEGJISLACIONI ISLAM E KA LEJUAR FITIMIN E PASURISË DHE ZOTËRIMIN E SAJ ME MJETE DHE MËNYRA TË LIGJSHME, DUKE I POHUAR NJËKOHËSISHT NJERIUT TË DREJTËN E SHFRYTËZIMIT TË KËSAJ PASURIE.
Pohimi i këtyre të drejtave do të thotë[1] se ato janë të mbrojtura dhe të ruajtura nga çdo shkelje sepse përndryshe nuk do të kishte dobi në pohimin e tyre. Në citatet kur’anore dhe në ato të hadithit gjejmë edhe konfirmimin e kësaj që themi. Nga këto argumente janë fjalët e Allahut subhanehu ve teala:“Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht!
Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.” “O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm…”[2]
Këto dy citate tregojnë për moslejimin në asnjë mënyrë të shkeljeve të të drejtave të pasurisë, duke përfshirë të gjitha llojet e kundërvajtjeve ndaj këtyre të drejtave. Allahu do që bashkësia njerëzore të bëjë një jetë të ndershme, të sigurt dhe të qetë, ku çdo njeri të ketë siguri për veten, nderin dhe pasurinë e tij. Për këtë shkak, Allahu e ka ndaluar armiqësimin ndaj njerëzve, nderit dhe pasurisë së tyre. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Për muslimanin është i ndaluar gjaku, pasuria dhe nderi i muslimanit.”[3]
Jo vetëm kaq, por Islami ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë e ka bërë një nga pesë gjërat e patjetërsueshme, ruajtja e të cilave është obligim. Njëra nga mënyrat që e shkatërron pasurinë dhe përmes së cilës kriminelët ua marrin pasurinë njerëzve është vjedhja. Përkufizimi i vjedhjes është marrja e pasurisë së tjetrit në mënyrë të fshehtë nga një vend i ruajtur. Shumë citate na tërheqin vërejtjen dhe kërcënojnë kundër veprimit të kësaj vepre.
Vjedhja është nga mëkatet e mëdha dhe ai që e bën kërcënohet me zjarr. Imam Dhehebiu e ka renditur vjedhjen në vendin e njëzetetretë.
Është dënimi i hajdutit në botën tjetër nga Allahu i Madhëruar, por pasi vjedhja ka të bëjë me marrjen e pasurisë së tjetrit pa të drejtë, atëherë Allahu ka vendosur rregull dhe dënim për vjedhësin edhe në këtë botë.
Pra, ai që kapet duke vjedhur dhe i plotëson kushtet e prerjes së dorës, atëherë udhëheqësit e atij vendi duhet ta zbatojnë këtë urdhër të Zotit. Ky rregull zbatohet në ato vende ku gjykohet me ligjin e Allahut dhe nuk duhet të kujtojmë se kushdo që kap ndonjë vjedhës ka të drejtë ta gjykojë, pasi ekzekutimi i ndëshkimit është e drejtë vetëm e udhëheqësve. E, nëse ata nuk e zbatojnë, atëherë mëkati bie mbi ta.