Allegri apo Pochettino në vend të Contes?

0

Kritikat e Antonio Contes ndaj zyrtarëve të Interit raportohen sa kanë shkaktuar një çarje në klub, derisa ish-trajneri i Chelseat mund të largohet nga “San Siro”, transmeton “Zeri.info”.

Massimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino janë dy prej alternativave të Interit në rast të largimit të Contes.

Conte u shpreh se ai dhe skuadra nuk ishin marrë fare në mbrojtje nga klubi pas sulmeve në media dhe se nuk dëshiron të vihet në të njëjtën pozitë sërish.

“Sky Sport Italia”, “Sport Mediaset”, “La Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” raportojnë se dëmi është i pariparueshëm.

Si alternativë e parë për Conten është Allegri, i cili momentalisht është i lirë pas largimit nga Juventusi ën verën e vitit të kaluar.

Por, një tjetër mundësi është edhe ish-trajneri i Tottenhamit, Pochettino.