Allegri – Juventus, kjo është koha kur pritet t’i ndajnë rrugët

ina-online
ina-online

23 Gusht, 2023

Aldo Spinelli, ish presidenti i Livornos dhe mik personal i Massimiliano Allegrit ka dhënë të kuptohet që trajneri i Juventusit mund të largohet nga pozita e tij në fund të sezonit pasi që është në kërkim të një aventure të re

Spinelli, i cili dikur ishte pronar i skuadrës së qytetit të lindjes së Allegrit, dha një intervistë për TuttoJuve.com, gjatë së cilës ai shpjegoi së pse mendon që 2023/24 do të jetë një sezon i rëndësishëm për shokun e tij.

Ai argumenton që Bardhezitë duhet të ringjallën pas një sezoni të vështirë si brenda ashtu edhe jashtë fushës dhe pasi të kryhet kjo punë, Allegri do të largohet – ndoshta për ta drejtuar ndonjë skuadër jashtë Italisë.

Së pari, Spinelli filloi ta bëjë një vlerësim të paraqitjes së Juventusit në ndeshjen e parë të Serie A kundër Udineses, ku ata fituan me rezultat 3-0 në Dacia Arena.

“Juve luajti me të vërtetë shumë mirë”, tha ai. “Udinese kurrë nuk ka qenë kundërshtar i lehtë. Sottil është një trajner i mahnitshëm, me një të ardhme të mirë, e njoh atë prej që ishte futbollist i imi”.

Pastaj, ai ka folur kryesisht për Allegrin.

“Allegri dëshiron një ringjallje, pastaj ai do të largohet”, shtoi Spinelli.

“Ai dëshiron këtë ringjallje pas një viti jashtëzakonisht të komplikuar, pastaj në fund të sezonit ai do të largohet për në Arabi Saudite, Amerikë apo kudo tjetër që do të kërkohet”.

Këtë verë ai mori oferta, por ai kishte vendosur për të qëndruar për të treguar vlerat e tij. Futbolli është bërë i vështirë, shifrat që i janë ofruar janë të pamundura të përputhen me ne. Vetëm skuadrat angleze mund të garojnë me këtë gjë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vedat-muriqi

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

chelsea

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat…

novak-gjokovic

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb…

Pep Guardiola

Guardiola indiferent, nuk e bën dramë eliminimin nga Kupa e Ligës…

futboll

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

mourinho

Roma “shpartallohet” në Genova, trajneri Mourinho: “Nuk kam shumë për të thënë pas një ndeshjeje si kjo!” Nisin kritikat…

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

INFO

NA NDIQ