Allegri: Sivjet synojmë Ligën e Kampionëve

0

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka konfirmuar se me Cristiano Ronaldon në ekip synimi kryesor për këtë edicion është Liga e Kampionëve, trofe të cilin “Zonja e Vjetër” po e dëshiron qe një kohë të gjatë.

“Klubi ka përforcuar ekipin këtë verë, por ne duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë ndeshjet, përndryshe asgjë nuk llogaritet. Kemi edhe më shumë ambicie këtë sezon, përfshirë këtu edhe triumfin në Ligën e Kampionëve. Është normale kjo pas ardhjes së Ronaldos, Emre Canit, Bonuccit, dhe Leonardo Spinazzolas që ka emocione dhe ëndërrojmë, por duhet që të bëjmë kualitetin të llogaritet me performancat tona në fushë”, është shprehur Allegri.

Ronaldo sot debutoi në fanellën e Juventusit, dhe shënoi në miqësoren ndaj të rinjve të klubit.