Sigurohen detaje nga masat hetimore kundër Naqe Georgiev dhe Ixhet Memetit

Picture of INA
INA

21/05/2024

Televizioni Alsat ka siguruar detaje nga masat hetuese ndaj gjykatësit Suprem, Naqe Georgiev dhe anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik, Ixhet Memeti si të dyshuar për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim në dëm të ligjit”.

Prokuroria e krimit të organizuar ka qenë në dijeni të zhvatjes që të dyshuarit i kanë bërë djalit të Boro Stojçevit, ish kryetar i Novo Sellës i njohur me nofkën “Boro Marlboro” i arrestuar në mars të këtij viti për trafikim me lëndë narkotike.

Georgiev në cilësinë e gjykatësit suprem dhe Memeti në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik i kanë kërkuar djalit të Stojçevit, Pero Stojçev para si kompensim për ndikimin e tyre që Stojçev të shpëtojë me dënim më të lehtë.

“Pero Stojçev e ka kontaktuar të dyshuarin Naqe Georgiev me kërkesën që t’i ndihmojë babait të tij (nën arrest) që t’i shqiptohet masa minimale e dënimit. Naqe Georgiev i ka treguar Pero Stojçevit se ka folur me të dyshuarin Ixhet Memeti, ndërsa në disa raste në prezencë të Pero Stojçevit, Georgiev i është paraqitur me video thirrje në Ëhatsapp Memetit, i cili në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë i ka dhënë garanci se bashkërisht me Georgievin do të ndërmarrin veprime me të cilat prokuroria do të pranojë të bëjë marrëveshje me Boro Stojçevin ndaj të cilit udhëhiqet procedurë penale. Për këtë veprim i janë kërkuar 5 000 euro të cilat Pero Stojçev ia ka dhënë të dyshuarit Georgiev në shtëpinë e tij në Strumicë”, bëhen të ditura detajet nga masat hetimore kundër Naqe Georgiev dhe Ixhet Memetit.

Shuma e parë për të cilën Georgiev ka ofruar shërbimin ka qenë 30 mijë euro, por më pas pazari është ulur.

“Në komunikimin e mëtejmë, Naqe Georgiev i ka kërkuar 30.000 euro që bashkërisht me Ixhet Memetin të ndikojnë te prokurori i angazhuar në këtë rast dhe gjykatësi i procedurës paraprake. Shuma e parave është kërkuar për të bërë marrëveshje me Prokurorinë, në të kundërtën i është thënë se prokurori do të lëshonte aktakuzë dhe gjykata do të shqiptonte dënim shumë më të madh. Kur i dëmtuari Pero Stojçev është revoltuar për shumën e kërkuar, Naqe Georgiev e ka ulur shumën në 20.000 euro për të cilat u morën vesh që t’ia dorëzojë më 20 maj 2024”, thuhet tutje në masën hetimore.

Paratë të cilët i ka kërkuar Georgiev për shërbimin që ka bërë ai dhe Memeti, paraprakisht janë përpunuar nga ekspertë të kriminalistikës. Të njëjtat i janë dorëzuar në dorë Georgievit i cili edhe është arrestuar në vendin e ngjarjes.

“Në po këtë datë Pero Stojçev i është paraqitur Georgievit dhe i ka thënë se marrëveshja është nënshkruar dhe është vërtetuar nga gjykata dhe tani është radha që ai të kryejë obligimin e tij (shpërblimin). Kanë caktuar takim te Hotel VIP në afërsi të Q.T East Gate në Shkup. Në orën 15 në vendin e caktuar është paraqitur Naqe Georgiev me veturën e tij të tipit A6 me targa të Shkupit. Pero Stojçev i ka dhënë në zarf shumën e parave prej 10.000 euro të cilat paraprakisht ishin përpunuar nga ekspert të kriminalistikës. Georgiev i ka marrë paratë dhe i ka futur në xhepin e majtë të palltos së tij. Në atë moment është arrestuar”, bëhen të ditura këto detaje nga masat hetimore.

TË FUNDIT
4 orë
Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë
6 orë
Do të marrin nga 2000 euro në muaj, gjithsej 36 ish-deputetë kanë kërkuar dhe kanë marrë apanazh
7 orë
Me sukses është shmangur një skandal eventual! Siljanovska në Samitin në Shkup e shmangu përdorimin e emrit të shtetit
11 orë
Nga mesnata, shtrenjtohen derivatet e naftës
12 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: Na shtrenjtojnë kafshatën e gojës

ME TE LEXUARA

18 orë
“Uragani KUQEZI”/ Mbi 50 mijë shqiptarë do jenë në ndeshjen e Kombëtares me Italinë në “Signal Iduna Park”
7 orë
Me sukses është shmangur një skandal eventual! Siljanovska në Samitin në Shkup e shmangu përdorimin e emrit të shtetit
17 orë
MPB-ja shpalos detaje nga vrasja e dyfishtë në Kratovë
6 orë
Do të marrin nga 2000 euro në muaj, gjithsej 36 ish-deputetë kanë kërkuar dhe kanë marrë apanazh
17 orë
Pse e kërcënoi Shqipëria Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës? Tregon Pandeli Majko
4 orë
Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë

LEXO MË SHUMË

IMG_3097

Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Do të marrin nga 2000 euro në muaj, gjithsej 36 ish-deputetë kanë kërkuar dhe kanë marrë apanazh

gordana siljanovska davkova

Me sukses është shmangur një skandal eventual! Siljanovska në Samitin në Shkup e shmangu përdorimin e emrit të shtetit

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata, shtrenjtohen derivatet e naftës

buka-market

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: Na shtrenjtojnë kafshatën e gojës

haxh-meke

Mbi dy milionë muslimanë fillojnë pelegrinazhin vjetor të Haxhit

mickoski hristijan

Paralajmërimi i Mickoskit – Ja nga cili shtet i BE-së, pritet të jetë huamarrja prej 1 miliard eurosh

tifozat kuq e zi

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të ndjekin ndeshjen në Gjermani, ndërkaq italianë më pak se 10 mijë!

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës

INFO

NA NDIQ