Alternativa: BDI duhet t’i bëjë vend anëtarit të ri potencial të koalicionit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Janar, 2023

Alternativa e Afrim Gashit, pavarësisht se kryeministri nuk e ka hapur në bisedime me të çështjen e zgjerimit të koalicionit, i dërgon mesazh të qartë Kovaçevskit, Taravarit por edhe Ali Ahmetit. Sipas Alternativës, është BDI-ja ajo që e ka problemin e përçarjes, dhe për këtë duhet të jetë ajo që t’i bëjë vend anëtarit të ri potencial të koalicionit, në rast të zgjerimit të tij. Nga ana tjetër, Alternativa beson se ka të njëjtën peshë të rëndësishme sikurse 12 muaj më parë kur shpëtoi qeverinë dhe mundësoi bisedimet me BE-në.

“Alternativa nuk ka nevojë të negociojë me Aleancën. Është e qartë se roli i tyre për momentin është amortizimi i përçarjes në BDI. Është zgjedhje e tyre. Megjithatë, është e logjikshme që ai i cili ka hall, të jetë i gatshëm të kompensojë duke liruar një pjesë të resorëve që udhëheq aktualisht… Njëkohësisht, nuk e pranojmë tezën se për shkak se Alternativa ka më pak deputetë sesa Aleanca, duhet të paguaj çmim politik me lëshime kadrovike”, reaguan nga Alternativa.

Nga Alternativa i dërgojnë mesazh gjithashtu Kovaçevskit se “Nëse marrëveshja politike me Alternativën nuk respektohet deri në fund, pse do të besonte kushdo tjetër se ia vlen të bëhet partner me ata që nuk i përmbushin obligimet?”. Këtë sinjal Alternativa ia dërgon edhe Taravarit. Nga ana tjetër, nga BDI-ja e Ahmetit që dy muajt e fundit u quajt si iniciatore e zgjerimit të qeverisë me Aleancën, nuk ka përgjigje as për negociatat dhe as për postet që kjo parti është e gatshme të lëshojë në shkëmbim të këtij zgjerimi./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

novi pazar

Dy sulmues terroristë po trajtohen në Novi Pazar

veriu i kosoves policia

Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë, shihen edhe makinat e EULEX-it

Edi Rama

Rama: Mirëmëngjes me përuljen me nderim për Afrim Bunjakun

armatimi gjetur serb veri

FOTO/Në Manastirin e Banjskës u gjet një arsenal i madh i armatimit, edhe drona të përgatitur me eksplozivë

veriu policia manastir

Mali i Zi dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

baton haxhiu

Baton Haxhiu: Policia e Kosovës i la të lirë 28 terroristët serbë, mund t’i vriste për 1 orë

veriu policia manastir

Ekskluzive/ Aksioni kundër Policisë së Kosovës jo vetëm nga serbët, të angazhuar edhe Wagner, Obraz dhe Spetsnaz

artan grubi

Grubi: Tentativë për të nxitur krizë dhe destabilizim të situatës

shkelzen-maliqi

Maliqi: Sulmuesit synonin inskenimin e një masakre ku do të vriteshin pelegrinët dhe murgjit serbë

INFO

NA NDIQ