Alternativa, Besa dhe LD dorëzojnë kallëzim penal për korrupsion dhe konflikt të interesit në BDI

INA
INA

20/09/2023

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa sot kanë dorëzuar kallëzim penal për korrupsion dhe konflikt të interesit në BDI, lidhur me kompaninë EUROVIA.

Ata thonë se EUROVIA është kompani kryesore donatore e BDI-së, duke i dhuruar rreth 70.000 euro vetëm në vitin 2022.

“Në anën tjetër, pikërisht kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.8 milion euro nga Ministria e Jashtme, e cila drejtohet nga ministri i BDI-së, Bujar Osmani, ndërsa ajo paraqitet edhe si nënkontraktuese e Korridorit 8, ku përgjegjës për realizimin e punimeve nga ana e qeverisë është zëvendëskryeministri i parë, po ashtu kuadër i BDI-së – Artan Grubi. Dyshimi ynë është se kemi të bëjmë me larje parash dhe bërje biznes me këtë kompani. Në të vërtetë, dyshimin për korrupsion duhet ta vërtetojë Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ajo që nuk kemi dyshim është se këtu kemi haptazi konflikt interesi – një kompani që merr tenderë nga eksponentë të BDI-së njëherazi është edhe donatore e kësaj partie. Më qartë se kaq nuk ka si bëhet”.

“Në dokumentin që e kemi dorëzuar, ne kemi ofruar edhe më shumë fakte dhe u jemi referuar normave mbi të cilat vepron ky komision, ndërsa shpresa jonë është që Komisioni ta verifikojë dyshimin tonë dhe kjo pastaj të kalojë në instancat e drejtësisë. Duke qenë këtu, si subjekte që në mënyrë të veçantë angazhohemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, edhe njëherë theksojmë se diskursi europian dhe leksiku i mbushur me fraza patriotike për “ta shpëtuar shtetin dhe kombin” është i pamjaftueshëm për ta mbuluar korrupsionin e BDI-së, që është bërë identiteti i saj parësor dhe themelor. Për këtë arsye sot jemi këtu që të rikujtojmë se vlerë europiane është pikërisht lufta kundër korrupsionit, ndërsa patriotizëm është t’i luftosh të gjithë ata që flamurin e BE-së e përdorin që t’i mbulojnë eurot e përfituara nga korrupsioni politik”, thonë partitë opozitare shqiptare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

IMG_7409

Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

INFO

NA NDIQ