AlternAtivA: Dërgojeni letrën në Komisionin Europian, merrni ju meritat dhe ne do ju duartrokasim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/02/2023

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

“Arsyeja e kësaj konference për media është deklarimi i djeshëm i Kryeministrit se do ta procesojë në Komisionin Europian letrën për rastet e montuara, që ka qenë pika e dytë e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, dhe ish kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, e miratuar edhe nga kryeministri aktual, Dimitar Kovaçevski. Siç e di gjithë opinioni, menjëherë pas pikës së integrimit europian, në atë marrëveshje është vendosur një pikë se “Qeveria do t’i dërgojë kërkesë zyrtare Komisionit Evropian në të cilën do të kërkojë ekip ekspertësh të pavarur, të cilët do të kryejnë hetim ndërkombëtar në proceset e dyshuara për ndikim politik, siç janë: Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave, Almiri i vogël.”, theksoi Ibrahimi.

“Andaj, unë jam sot këtu që mos të lejoj që ai njeri dhe kushdo tjetër të tallet me këtë çështje, kjo në dëm të atyre që flenë në burg, të familjarëve të tyre, por edhe të gjithë qytetarëve.
Për të qenë i informuar saktë opinioni, sapo u mor vendimi në korrik 2022 për hapjen e negociatave për aderim në BE, konform asaj marrëveshjeje, Alternativa më 24 gusht 2022 ia ka dorëzuar kryeministrit Kovaçevski këtë letër që ai ta procesojë në qeveri dhe ta dërgojë në Komisionin Europian. Megjithatë, ai është arsyetuar gjithnjë me çështje teknike-procedurale, derisa pas insistimit tonë se “nëse nuk shkon letra, ai nuk do të ketë shumicë”, atëherë më 6 dhjetor 2022 ministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq, ia kthen kryetarit Gashi letrën me disa shkurtime. Pasi ne e morën në dorë, e pamë se shkurtimet janë në pjesën e shpjegimeve dhe se kërkesa si e tillë mbetet aty, po atë ditë ia kthyem se ne jemi dakord që ajo të shkojë. Dhe, ja, sot jemi 17 shkurt 2023, ndërsa letra nuk ka kaluar në qeveri, nuk ka shkruar në Komisionin Europian dhe tash i kujtohet kryeministrit që të tallet me këtë temë, duke e vendosur atë në rrafshin e pazareve politike të numrave e shitblerjes së deputetëve të munguar në Parlament.
Unë nuk dua të flas për çështjen etike të veprimit të tij, sepse tema e etikës nuk vlen për njerëzit që u mungon ky virtyt, por dua t’i bëj thirrje atij: dërgoje letrën sot dhe përshkruaja kujt të duash ti. Ndonëse letrën e kam bërë unë vetë, nuk ka problem, përshkruaja kujt të duash ti, madje edhe atyre që nuk dinë t’i shkruajnë dy fjalë vetë bile, dërgojeni letrën në Komisionin Europian, merrni ju meritat dhe ne do ju duartrokasim, Por, veç mos u tallni më me këtë temë. Për neve më e rëndësishme të kryhet puna sesa kush i merr meritat. Siç ka thënë Balzaku, “ata që i duan dekoratat, rëndom nuk i meritojnë, ndërsa ata që i meritojnë, rëndom nuk i duan”.
Neve nuk na duhen dekorata, por na duhet drejtësi dhe vetëm drejtësi për njerëzit e pafajshëm”, theksoi Ibrahimi.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ