Alternativa do të kërkojë “protektorat ndërkombëtar” për gjithë sistemin gjyqësor

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

AlternAtivA: Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor është skandaloz dhe falimentim i drejtësisë

“Pas vendimit skandaloz për shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, edhe një herë u dëshmua se drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka falimentuar dhe se ajo është në shërbim të politikës dhe njerëzve të nëntokës. Në vend që të ndëshkohet gjykatësi që e ka shpëtuar Sasho Mijallkovin, duke e vjetruar qëllimisht lëndën e tij, ndodh shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor”, thekson subjekti politik Alternativa.

Duke e dënuar këtë vendim skandaloz dhe duke gjykuar se drejtësia në Maqedoninë e Veriut tashmë po falimenton, për çka para ca ditësh kishim edhe reagimin e ambasadores amerikane në Shkup, AlternAtivA rikujton se sa i rëndësishëm po bëhet pranimi i propozimit të saj për sanksionimin kushtetues të mosvjetrimit të lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin politik.

“Përveç kësaj, ashtu si rrjedhin punët në Maqedoninë e Veriut në fushën e drejtësisë, do të detyrohemi që shumë shpejt të kërkojmë jo vetëm ekspertizë të lëndëve gjyqësore, siç po bëjmë tash e sa kohë për lëndët që dyshohet se ka implikim politika, por do të duhet të kërkojmë protektorat ndërkombëtar për gjithë sistemin gjyqësor”, thekson Alternativa.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

INFO

NA NDIQ