Sot, Alternativa nisi takimet me strukturat dhe aktivin e degës së Butelit, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet.” Gjatë këtij takimi, u theksua angazhimi ynë si pjesë e qeverisë në kuadër të koalicionit VLEN dhe roli ynë në avancimin e proceseve eurointegruese të vendit.
Fjalë përshëndetëse patën kryetari i degës së Butelit, z. Samir Iseni, Sekretari Organizativ, z. Bashkim Murtezi, Sekretari i Përgjithshëm, z. Amir Elezi, dhe Nënkryetari, z. Orhan Murtezani. Në përmbyllje, kryetari i Alternatives, z. Zeqirija Ibrahimi, u shpreh se ne vazhdojmë të takohemi për të dhënë llogari dhe për të dëshmuar angazhimin për qeverisje të drejtë dhe luftë kundër korrupsionit. Ai theksoi se asnjë nga funksionarët tanë nuk është përballur me akuza, si pjesë e koalicionit VLEN apo si pjesë e Alternatives.