Alternativa jashtë Qeverisë por jo edhe zv.ministri i kulturës, Daim Luçi !?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Shkurt, 2023

Zv.ministri i kulturës, Daim Luçi, si duket do të jetë ndër të vetmit që do të qëndrojë edhe më tej në funksion deri në fund të mandatit të Qeverisë, pasi dje partia e tij Alternativa vendosi që në të ardhmen të veprojë si parti opozitare.

Kryeministri Kovaçevski sot në Kuvend do të dorëzojë propozim listën për ndryshim të figurave kadrovike, ku do të ketë fytyra të reja nga Aleanca për Shqiptarët. Mes shumë ndryshimeve dhe largimeve të të gjithë funksionarëve të Alternativës, në këtë listë nuk gjendet dhe zv.ministri i kulturës Daim Luçi, transmeton Zhurnal.

Arsyeja për këtë me shumë mundësi qëndron te ajo se Luçi i përket ekipit të Skender Rexhepit, deputetit të Alternativës i cili po funksionon si i pavarur dhe “DO TË VOTOJË PRO” përbërjes së re qeveritare. Rexhepi vetëm ka theksuar se ka disa vërejtje dhe disa kushte por se nuk do të votojë kundër hyrjes së ASH-së në pushtet.

Nga Qeveria për këtë janë përgjigur shkurtimisht vetëm se kryeministri Kovaçevski do të sqarojë gjithçka në seancën kuvendore.

Përndryshe Kovaçevski ka dërguar kërkesë deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për shkarkimin e ministrave dhe zv.ministrave të Alternativës, si dhe për shkarkimin e Bashkim Hasanit si zv.ministër i mbrojtjes./Zhurnal.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Përçarja e BDI-së, për interesa personale apo për idealin e ish-UÇK-së?

foto-autostrada-korridori-8

Një ndërmarrje shtetërore fitoi më shumë se bankat më të mëdha maqedonase

lajcak-esobar

Lajçak dhe Escobar sot takohen me presidenten Osmani dhe krerët e opozitës

veriu-1-600x360

Anketa/Vetëm 11 për qind e serbëve të gatshëm të luftojnë në Kosovë

hoti peci

“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

INFO

NA NDIQ