Alternativa kërkon Asociacion të komunave shqiptare në Maqedoni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25 Shkurt, 2023

Sekretari i përgjidhshëm i Alternativës
Zeqirija Ibrahimi kërkon Asociacion të komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kërkesa e tij për reciprocitet vjen në kohën kur Kosova dhe opo zhvillojnë bisedimet për normalizimin e raporteve dhe njohje të ndërsjellë.

“Në kohën që Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe kur secili diplomat perëndimor që vjen në Prishtinë e përsërit refrenin “të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë!”, pyetja që duhet të shtrohet është se pse partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ato që kanë komuna (BDI, ASH dhe BESA), nuk e ngrenë një iniciativë për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut po me ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Asgjë më shumë. Vetëm aq.
Ata që e kërkojnë këtë nga Kosova janë aleatët tanë perëndimorë, andaj kjo njësi i bie të jetë në frymën e vlerave perëndimore. Shumë mirë atëherë. Ta bëjmë edhe ne në Maqedoninë e Veriut një Asociacion në këtë frymë perëndimore!
Ja një kauzë që mund t’i bashkojë të gjitha partitë shqiptare, madje edhe Alternativën që nuk ka komunë.
Ta fillojmë që sot nismën “Asociacioni i Komunave më Shumicë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut!” Reciprocitet i bukur dhe, njëherazi, europian, apo?!
Mbase kështu arrijmë edhe te tema e reciprocitetit gjuhësor mes shqipes në Maqedoninë e Veriut dhe serbishtes në Kosovë”, ka shkruar Ibrahimi. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

krenar lloga

Lloga firmos udhëzimin për grafën e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në rrugën Shtip-Koçani, raportohet për të vdekur

Deponi-Pollog

Menaxhimi i mbeturinave, institucionet të angazhohen për zbatimin e ligjeve

alternativa

AAA: Pohimet e ambasadorit Holandez – të dorëhiqet ministri Lloga!

marko-bislimoski-780x470-1

Dy orë gjatë ditës në Maqedoninë e Veriut do të ketë rrymë të lirë

arben-taravari-1

Taravari: ASH do të vazhdojë që me mjete demokratike të mundësohet heqja e 20%-shit

diploma

Në Maqedoni është ulur numri i studentëve të diplomuar në vitin 2022

Komuna Haracin

Hapet komuna e Haraçinës, administrata rinis punën

policija-1-800x445

Arrestohet shkupjani, kapet duke transportuar monedha antike

INFO

NA NDIQ