Dega e partisë Alternativa në Kumanovë sot në një konference me mediat ka theksuar se zotimet e tyre para qytetarëve po realizohen dhe se deri më tani si pjesë e pushtetit lokal kanë arritur të realizojnë disa nga projektet në lagjet dhe vendbanimet shqiptare.
“Si rezultat i iniciativave tona janë nisur një sërë projektesh, janë realizuar një pjesë prej tyre dhe pjesa tjetër ngelet që të përfundojë deri në fund të mandatit, në sferën e arsimit, infrastrukturës dhe projekte tjera”, theksoi kryetari i degës së kësaj partie, Orhan Kurtishi. Ai tha se kontributi i tyre është thelbësor në realizimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri, përcjell INA.
“Deri tani vlerësojmë kontributin e sekretarit organizativ Bashkim Murtezi, megjithatë, për t’u bërë realitet shkolla “Sami Frashri” në Kumanovë, anëtari i kryesisë së Alternativës në Kumanovë, që njëherazi është edhe pronar i Ndërmarrjes për Projektim dhe Ndërtim URBANING SHPK Kumanovë, Skender Osmani, ka bërë projektimin e kësaj shkolle, ndërsa si projekt i gatshëm i është dhënë komunës si donacion. Vlera e këtij donacioni është 159.701 euro, e që si donator është kryetari i Komisionit për Urbanizëm pranë Alternativës në Kumanovë, Skender Osmani”, theksoi Kurtishi.
Këshilltari komunal i Kumanovës nga radhët e Alternativës, Driton Sulejmani theksoi se lidhur me objektin e ri të gjimnazit punët janë duke ecur në drejtimin e duhur dhe përgatitja e dokumentacionit teknik dhe projektues po merr fund.
“Ditët që kaluan, antari i kryesisë së degës së Alternativës Kumanovë dhe kuvendit qendror të partisë, arkitekti Skender Osmani ka dorëzuar deri te komuna e Kumanovës projektin bazik si donacion. Pas këtij akti janë shkurtuar shum procedura të cilat mund të zgjasnin edhe me vite dhe prej këtu pritet vetëm edhe leja për ndërtim dhe pas kësaj punimet mund të fillojnë.
Dëshiroj publikisht ta faleminderoj z.Skender Osmanin për këtë veprim fisnik e patriotik që e ka bërë për gjeneratat e ardhëshme dhe e ftoj që të na informojë më detalisht për këtë çështje”, theksoi Sulejmani.
Ai gjatë konferencës prezantoi të arriturat si pjesë e këshillit komunal, duke numëruar projektet e deritanishme të realizuara:
1. Rikonstruimi i parkut të qytetit
2. Rikonstruimi i rr. Bratstvo Edinstvo
3. Rikonstruimi i një pjese të rr. Tode Mendoll
4. Rikonstruimi i rr. Zhikica Jovanoviç Shpanac
5. Rikonstruimi i rr. Vasill Antevski
6. Rikonstruimi i rr. Sava Kovaçeviq
7. Bekatonizimi i një pjese të rr. Nikolla Vapcarov
8. Rikonstruimi i rr. Trajko Dodevski Jovanovski në Bedinjë
9. Rregullimi i trotuarit në rr.Bratstvo Edinstvo
10. Bekatonizimi i tre rrugicave në vendbanimin Llopat
11. Ndërtimin e ujësjellësit në rr.Jakup Asipi te barakat
12. Ndërtimin e rrethrrotullimit te lokaliteti Serava
13. Pastrimi i shtratit të lumit tek stadiumi i Kf.Bashkimi
14. Vendosja e linjës së re për transport urban për lagjen Bajram Shabani si dhe shtimi i tre ndalesave në Lagjen e Trimave për linjën Rramanli – Bedinjë
15. Furnizimi i gjimnazit Sami Frashëri me karrike dhe banka shkollore
16. Rikonstruimi i dyshemeve dhe hyrjes së shkollës fillore Kirili dhe Metodi në Rramanli
17. Rikonstruimi i toaleteve në shkollën fillore Kongresi i Manastirit në Llopat
18. Subvencionimi i transportit urban falas për qytetarët e komunës së Kumanovës
19. Rritja e dukshme e përkrhjes financiare për dy vite rradhazi për klubet shqiptare dhe për aktivitetet e kulturës shqiptare.
20. Rikonstruimi i rr. Gjuro Gjakoviq te lokaliteti Serava
21. Rikonstruimi i parkingut në lokalitetin Serava
22. Kanë filluar punimet për rikonstruimin dhe zgjërimin e rr. Tregu i Gjelbërt.
Për këtë vit janë planfikuar realizimi i këtyre projekteve dhe punimeve:
1. Rregullimi i trotuareve të rr.Bratstvo Edinstvo pjesa tek parku i qytetit
2. Rregullimi i 2 këndeve me lodra për fëmijë, njëri te rr.Karadaçki Odredi te barakat, tjetri te vendbanimi Çerkez oborri i shkollës Jeronim de Rada.
3. Rregullimin e rrjetit të kanalizimit në rr.Kiro Fetak
4. Janë shtuar mjete për vazhidimin e fazës së dytë për rikonstruimin e parkut të qytetit
5. Rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në rr.Jane Sandanski
6. Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në Bedinje
7. Rregullimi i një pjese të rrjetit të kanalizimit në vendbanimin Llopat
8. Rikonstruimi i rr. Bllagoj Iliev Gune dhe vendosja e trotuarit
9. Shtimi i një korsie të rr. 3 MUB pjesa prej te ndërtesa te 1 Maji deri te semafori tek tregu i gjelbërt
10. Rikonstruimi i një pjese të rr.Strashko Simonov
11. Rikonstruimi i rr. Hristijan Todorovski Karposh
12. Rikonstruimi i rr. Nikolla Vapcarov
13. Rikonstruimi i rr. Kiro Antevski
14. Rikonstruimi i tërësishëm i sheshit tek Shtëpia e Kulturës