AlternAtivA – Lëvizja BESA – Lëvizja Demokratike: Kush i bën presion Përparim Bajramit që të mos japë dorëheqje?

Picture of ina-online
ina-online

03/11/2023

Edhe këto ditë vazhdojnë të zbardhen skandalet e Artan Grubit me bizneset e lojërave të fatit. Kështu, së fundi u raportua se kompania “Lotaria e Maqedonisë”, e drejtuar nga ish asistenti i Artan Grubit, Përparim Bajrami, ka marrë me qira objekt prej 2.6 milionë euro nga një firmë, në të cilën ka hise dhe një ish i punësuar tjetër te Artan Grubi – Shaban Amzovski, i cili në anën tjetër është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të “Lotarisë së Maqedonisë”, theksoi theksoi Driton Sulejmani nga blloku opozitar AlternAtivA-Lëvizja Besa-Lëvizja Demokratike.

Sipas tij, gjithçka që ka të bëjë me biznesin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut rrotullohet rreth emrit të zëvendëskryeministrit të parë të BDI-së, Artan Grubi.

“Pas këtyre informacioneve, kur më gjërat kanë dalë kaq shumë sheshit, së fundi ka vepruar edhe policia financiare dhe këtu si duket është ndezur alarmi. Pas kësaj, sipas informacioneve me të cilat disponojmë ne, ish asistenti i Artan Grubit, drejtor aktual i “Lotarisë së Maqedonisë”, , dëshiron të japë dorëheqje, por dikush i bën presion që të mos e bëjë këtë veprim. Prandaj, ne jemi sot këtu që, në emër të koalicionit AlternAtivA – Lëvizja Besa – Lëvizja Demokratike, ta pyesim publikisht drejtorin e Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajramin, se a dëshiron ai të japë dorëheqje dhe a po i bën presion shefi i tij, Artan Grubi, që mos ta bëjë këtë? Nëse përgjigjja është pozitive, ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë për t’u çliruar nga ky presion, me kusht që ai të bashkëpunojë me prokurorinë.
Për fund, po i drejtohemi opinionit”, theksoi Sulejmani.

Sipas tij, kjo është qeveria LSDM-BDI, një qeveri që suksesin e saj të vetëm e ka në lojërat e fatit dhe bizneset e zeza, që kapin shifra qindra milionëshe. Krejt tjetra, përfshirë edhe temën e integrimeve dhe ndryshimet kushtetuese, është flluskë sapuni, të cilën ata e përdorin për ta mashtruar opinionin.

“Fati në këtë fatkeqësi është se pas disa muajsh janë zgjedhjet dhe qytetarët do të çlirohen nga kjo klasë politike e korruptuar dhe kriminalizuar, e cila nesër do të japë llogari për krejt këto të palara”, theksoi Driton Sulejmani nga blloku opozitar AlternAtivA-Lëvizja Besa-Lëvizja Demokratike.(INA)

TË FUNDIT
9 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
14 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
16 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
16 orë
Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

ME TE LEXUARA

16 orë
26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
16 orë
Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

23 orë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot
14 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
22 orë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
18 orë
Memedi: Janë ndërmarrë masat për rastin e foshnjes 4 muajshe, do ketë përgjegjësi

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

zjarr sllupçan

26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Fronti evropian ali ahmeti

BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

foshnje bebe

Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital

INFO

NA NDIQ