Alternativa si pjesë e koalicionit qeveritar do të drejtoj edhe një institucion tjetër siç është Fondit për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut.
Në këtë detyrë do të jetë Dritan Bexheti, kuadër i kësaj partie, i cili ka marrë miratimin në në mbledhjen e Bordit të drejtorëve të Fondit, dhe se vendimi duhet të konfirmohet edhe në Qeveri.
Deri tani fondi është drejtuar nga Biljana Jovanovska, kuadër nga LSDM, por që dje është shkarkuar nga bordi i këtij institucioni. (INA)