Alternativa para braktisjes së Qeverisë, Gashi doli nga takimi me Kovaçevskin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

8 Shkurt, 2023

Kryesia e ngushtë e Alternativës sonte duhet të vendos nëse do të qëndrojë si pjesë e Qeverisë, ose do ta braktisë.

Ky vendim i saj do të merret pasi që kryeministri Dimitar Kovaçevski paraprakisht e njoftoi kryetarin e Alternativës Afrim Gashi për ofertën e re të resorëve ministror dhe negociatat me ASH që të bëhet pjesë e Qeverisë.

ASH do të ketë dy poste ministrore dhe një zëvendëskryeministër, ndërsa LSDM dhe BDI do t’i lëshojë po ashtu edhe disa poste udhëheqëse në institucione të tjera.

Alternativa nuk zbulon nëse oferta e Kovaçevskit është e pranueshme apo nëse hyrja e ASH-së do të nënkuptojë largimin e tyre nga shumica qeveritare. Jozyrtarisht, Alternativa komenton se marrëveshja mes Kovaçevskit dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari është më tepër që Alternativa të largohet nga Qeveria.

“Ne jemi gati për të gjitha sfidat. Ky është një skenar i pritshëm për ne. Autoritetet partiake do të marrin një qëndrim përfundimtar pas zyrtarizimit të koalicionit të ri”, kanë theksuar për “Sloboden Pecat” nga Alternativa.

Nga LSDM thonë se Kovaçevski do të presë deri nesër vendimin e Gashit nëse Alternativa do të mbetet në Qeveri.

Varësisht nga vendimi i Alternativës, ekipet negociatore të LSDM-së dhe Aleancës duhet të përcaktojnë përfundimisht dikasteret sonte dhe nesër organet më të larta partiake të konfirmojnë marrëveshjen për partnerin e ri qeveritar. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

BALKAN

Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit në “paradhomën” e BE-së

chollet

Chollet ka biseduar me Vuçiqin, tregon çfarë i ka kërkuar për situatën në Veri

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

INFO

NA NDIQ