Alternativa: Pendarovski më në fund e shfaqi albanofobinë e tij

INA
INA

14 Gusht, 2023

Alternativa ka reaguar ndaj qëndrimeve të presidentit Stevo Pendarovski, në lidhje me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup dhe Tetovë.

Nga kjo parti thonë se “më në fund Pendarovski e shfaqi albanofobinë e tij”.

“Duke u frikësuar se Kovaçevski e Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit të flamurit shqiptar dhe flamurëve kombëtarë shqiptarë. Ashtu siç e kemi thënë shumë herë, nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndonjëherë diku do ta këndojnë “Denes nad Makedonija se ragja”, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit, ngase – derisa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik – por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”.

“E sa i takon shqetësimit të presidentit Pendarovski, na duhet të theksojmë se ai me këtë reagim, duke e sulmuar Albin Kurtin, si duket i vardiset BDI-së që ta mbështesë edhe për një kandidaturë. Përveç kësaj, si duket, ai ka dëshirë t’ia bëjë me sy Apasievit dhe nacionalistëve albanofobë maqedonas se është besnik “i tyre” dhe, së fundi, por më e rë rëndësishmja, ai përmes këtij reagimi si duket ka dashur t’ia dëshmojë edhe Aleksandar Vuçiqit se është gati ta përsërisë refrenin e tij sa herë që ai shprehë mesazhe antishqiptare. Sidoqoftë, është mirë për shëndetin e këtij shteti dhe të presidentit të tij që mos shohin më ëndrra serbe, sepse kjo e dëmton seriozisht rehatinë dhe paqen në Ballkan”, thonë nga Alternativa.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vulin

Mediat serbe, Vulin shfaqet në Lindjen e Mesme tre ditë pas sulmit terrorist në Banjskë

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku është prezent, të bashkëpunojmë me aleatët për të shpëtuar jetë

vucic-1

Vuçiq mund të përballet me një seancë të jashtëzakonshme për ngjarjen terroriste në veri, opozita: Ai di diçka

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Screenshot_2023-09-27-12-57-46-259-edit_com.facebook.katana

Ministri Shveçla jep detaje të reja nga aksioni. Ja kush është njëri nga të vrarët

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

dacic

Daçiq “nuk e di” nëse Radoiçiq është në videon që nxori Sveçla

2579CC16-59D8-405E-B69C-2C3375E03728

Çka paralajmëron Fatmir Limani?!

policia-714x420

Të shtëna me armë zjarri në Gjorçe Petrov, plagoset një person

INFO

NA NDIQ