Alternativa për gratë në politikë

INA
INA

22 Maj, 2023

Dje në Shkup u mbajt moduli i parë i akademisë politikë “Alternativa për gratë në politikë”, e cila u organizua me aktiviste të Forumit të Gruas të Alternativës dhe me anëtarë të Forumit të Rinisë të Alternativës.

Paneli parë i akademisë u hap nga Zeqirija Ibrahimi – Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës, i cili foli për temën “Hyrje në politikë – kuptimi i koncepteve, dallimet ideologjike e programore”. Ligjërata e dytë ishte nga prof. dr. Arlinda Gjakova, e cila foli për “Barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta – kuptimi i sfidave, paragjykimeve, stereotipave dhe luftës për barazi gjinore”, ndërsa moduli i parë përfundoi me ligjëratën e prof.. dr. Bejtullah Demirit në temën “Instrumentet dhe mekanizmat ligjore – shqyrtimi i instrumenteve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me barazinë gjinore dhe përfaqësimin gjinor”.

Pas këtyre ligjëratave, të pranishmit e këtij paneli zhvilluan edhe një diskutim e frytshëm, duke shtruar një varg pyetjesh e duke ngritur shumë çështje rreth temave në fjalë.

Ashtu siç është paraparë nga konsultimet e bëra me nismëtarët e këtyre moduleve akademike (Instituti Nacional Demokratik – NDI), kjo akademi do të vazhdojë edhe në javët në vijim.(INA)

https://www.facebook.com/AlternAtivAAutentikAutoktonAutonom/posts/629593135869258

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

auto_shkolla_klasa_derrasa_e_zeze_shkumesi1525601470-780x439-1

Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak

FB_IMG_1685796897237

Kasami e mirëpret ish-presidentin Bamir Topi

auto_memet-kamber-1130x6351685795598

Vdekja e 19 vjeçarit në RMV: 1.000 persona rrezikojnë ta kenë fatin e Memet Kamberit

LSDM-SDSM-600x360-1

LSDM: Mickoski para vendimit, BE ose blloku anti-Evropian!

Porti Selanik

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut, dyshohet se destinacioni ishte Shkupi

INFO

NA NDIQ