AlternAtivA: Shqiptimi i dënimeve për djegien në spitalin modular në Tetovë është djegie e dytë

INA
INA

5 Qershor, 2023

Alternativa ka reaguar lidhur me shqiptimin e dënimeve me kusht për të akuzuarit për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë.

“Sot, kur u shqiptuan dënimet për djegien e shkaktuar në spitalin modular më 8 shtator 2021, me ç’rast kishin mbetur të vdekur 14 pacientë, edhe një herë u dëshmua se në RMV jo vetëm që kemi gjyqësor të politizuar, porse u shpërfaq në mënyrën më brutale dhe të pamëshirshme, kjo për të satën herë, se në Maqedoninë e Veriut institucionet e drejtësisë veç drejtësi nuk ndajnë.

Një dëm katastrofal, me 14 pacientë të djegur në zjarr, të ndëshkohet me të a.q. dënime me kusht është një djegie e dytë për viktimat dhe për familjarët e tyre. Pyetja themelore që shtrohet në këtë rast është se a do ta kishim dënimin e njëjtë nëse drejtor i spitalit nuk do të ishte vëllai i ministrit të përhershëm të secilës qeveri, Fatmir Besimi? Ndërsa pyetja tjetër është se cili është roli i Aleancës për Shqiptarët, që udhëheq me resorin e Drejtësisë? Cili është kontributi i saj dhe cila është merita e saj kundrejt vendimeve të këtilla skajshmërisht të politizuara?

Vendimi i sotëm e përdëfton konstatimin tonë, të deklaruar shumë herë, se Bashkimi Europian duhet ta shqyrtojë seriozisht këtë alarm, sepse shpresa e vetme që edhe në Maqedoninë e Veriut të ketë drejtësi është që sistemi gjyqësor të ridefinohet plotësisht, në mënyrë që të depolitizohet dhe të vihet në shërbim të gjithë qytetarëve”, ka reaguar AlternAtivA. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ