Julian Alvarez ka shënuar dy gola për ta ndihmuar Manchester Cityn të shënoi fitore ndaj Burnleyt. Ndeshja e së mërkurës mbrëma i ka takuar xhiros së 22-të të Premier Leagues dhe përfundoi 3:1 në të mirë të Cityt.
Alvarez shënoi për 1:0 në minutën e 16-të dhe për 2:0 në minutën e 22-të. Golin e tretë për Cityn e shënoi Rodri në minutën e 46-të.
Sulmuesi Erling Haaland luajti prej minutës së 71-të. Ai u kthye nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës së blertë prej 6 dhjetorit.
Golin për Burnleyn e shënoi Ameen Al-Dakhil në minutën e 93-të. City i ka 46 pikë në pozitën e dytë në Premier League, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Burnley është i parafundit me 12 pikë.