Alves kthehet në shtëpi, nënshkruan për gjigantin brazilian

0

Pas shumë zërave se do të kalojë në ndonjë klub të madh evropian, ish-mbrojtësi i PSG, Dani Alves ka përfunduar në ekipin e madh të brazilit, Sao Paulo. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022.
Futbollisti 36-vjeçar – i cili u transferua për herë të parë në Evropë në vitin 2002, duke iu bashkuar Sevilla nga Bahia – ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dyvjeçare me kampionët francez.
Alves kishte qenë i lidhur me ish-klubin, Barcelona dhe disa ekipe të Ligës Premier, megjithatë, veterani ka zgjedhur të kthehet në shtëpi në Brazil. (INA)