Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, sot do të takohet me ambasadoren amerikane në Shkup, Anxhela Aggeler, që në këtë parti interpretohet dhe komentohet si kyç për definimin e vendimit për hyrje në Qeveri.
Ambasada Amerikane në Shkup ka dhënë një përgjigje diplomatike për INA rreth këtij takimi dhe zërave e komenteve të ndryshëm, duke lënë për të nënkuptuar se nuk përzihet në çështjet dhe vendimet politike partiake.
“Ambasadorja Ageler takohet rregullisht me përfaqësues të partive të ndryshme politike”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-ve për INA, drejtuar pyetjen ambasadores amerikane lidhur qëndrimet rreth debateve për zgjerimin e Qeverisë, pasi që po lakohet edhe emri i Ambasadës së SHBA-ve.
Aleanca për Shqiptarët gjatë fundjavës do të vendos nëse do të nisin negociatat formale për hyrje në Qeveri, duke vlerësuar se në të kundërtën do të jenë të domosdoshme zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Para mbledhjes të nesërme të Kuvendit Qendror, kreu i ASH-së, Arben Taravari sot do të takohet me ambasadoren amerikane në Shkup, Anxhela Aggeler.(INA)