Ambasada e Gjermanisë paralajmëron telashe për Kosovën nëse s’e themelon Asociacionin

Picture of designer@fetishimedia.ch

14/01/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet kyçe të Bashkimit Evropian janë duke kërkuar me ngulm që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ndërkohë paralajmërojnë se qasja bllokuese mund t’i kushtojë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në Bashkim Evropian.

Sipas zyrës që përfaqëson shtetin gjerman, do të jetë e vështirë që të sigurohet shumica në Këshillin e Evropës nëse Kosova do të vazhdojë të refuzojë themelimin e Asociacionit.

“Gjermania dhe partnerët vazhdimisht kanë theksuar se bisedimet për zbatimin e Asociacionit për komunat serbe duhet të fillojnë që tani, duke synuar themelimin e një asociacioni, sipas marrëveshjes përkatëse kosovaro-serbe nga viti 2013, që është plotësisht në përputhje me limitet e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme për aplikimin e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës”, thuhet në përgjigje.

Gjithashtu Ambasada Gjermane potencon se mos-implementimi i marrëveshjes së Asociacionit do të ndikojë negativisht edhe në përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në instancat e Bashkimit Evropian.

“Ajo do të përbëjë gjithashtu pengesa serioze në procesin e mëtejshëm të asocimit në BE”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane, e cila ka theksuar se shtetet evropiane janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën në procesin e themelimit të Asociacionit. “Sa u përket detajeve teknike, veçanërisht partnerët evropianë mund të ofrojnë mjaft ekspertizë, kur bëhet fjalë për hartimin e qasjeve të përshtatshme ligjore. Gjermania do të jetë e lumtur të mbështesë dhe të ndajë përvojat e saj në këtë fushë nëse dëshiron”, kanë shtuar tutje. /express

TË FUNDIT

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Pioli kthehet në Itali, merr drejtimin e Fiorentinas

Bexheti për mesazhin drejtuar ambasadorëve: Kur dështimi bëhet sistem, shpifja bëhet strategji!

“Bëhen matje nga mjetet toksike në ajrin e Shkupit” – Prokuroria nis hetimin për zjarrin në deponinë në Vizbeg, dyshohet që shkaktua nga materie të rrezikshme

“Hondurasi ngjitet mbi Shqipërinë, Kosova rekord historik” – FIFA publikon renditjen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË