Ambasada në Beograd konfirmon informacionin për vdekjen e shtetasit të Maqedonisë në aksidentin e trafikut

Picture of INA
INA

05/07/2025

Shkup, 4 korrik – Ambasada e Maqedonisë në Beograd ka konfirmuar informacionin për aksidentin rrugor që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Novi Sad – Suboticë në Serbi ku një shtetas i Maqedonisë humbi jetën dhe një tjetër u lëndua rëndë. Nga abasada thonë se janë në kontakt me familjen e personit të ndjerë me qëllim lehtësimin e procedurave administrative për transportin në vend.

“Ju informojmë se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të Suboticës në të cilin humbi jetën një shtetas i Maqedonisë i lindur në vitin 1986. Në aksident është lënduar dhe një person tjetër, gjithashtu shtetas i Maqedonisë të cilët me lëndime të rënda u hospitalizuan në departamentin e reanimacionit në qendrën klinike”, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë.

Mëngjesin e sotëm, RTS publikoi se një shtetas i Maqedonisë ka vdekur, ndërsa një tjetër u plagos rëndë në një aksident trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Novi Sad – Subotica në Serbi.

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e policisë së Suboticës, automjeti “KIA” me targa të Maqedonisë të cilët po udhëtonin në autostradë drejt vendkalimit kufitar Horgosh, doli nga rruga në një fushë pranë vendbanimit Vishnjevac, midis udhëkryqit Zhedniçka dhe stacionit pagesor në Suboticë, ndërsa pastaj u përmbys.

Në aksident humbi jetën udhëtri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60) u lëndua rëndë dhe u dërgua në spitalin e Suboticës.

Policia e komunikacionit dhe prokurori nga Prokuroria Themelore Publike në Suboticë kanë kryer mbykëqyrje në vendin e ngjarjes.

Policia në Suboticë kumtoi se do të ngritët padi penale kundër shoferit për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së transpotit publik.

TË FUNDIT

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

“Putini më mashtroi!” – Trump shpall fundin e durimit

Meta rrit konkurrencën me një qendër të re të dhënash gjigante për inteligjencën artificiale

YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen joautentike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË